“Sot surratzezat e Kosovës të përçmojnë ty dhe gjakun e tët biri”/ Reagimi i prekës i gruas së Agim Ramadanit për nënën që u dhunua nga infermieret

Aktuale

“Sot surratzezat e Kosovës të përçmojnë ty dhe gjakun e tët biri”/ Reagimi i prekës i gruas së Agim Ramadanit për nënën që u dhunua nga infermieret

Nga: A.SH Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 20:21
Foto nga rasti që ndodhi sot në Pejë

Për rasti të tronditi sot opinion, dhunimi i një të moshuare në Shtëpinë e Pleqve në Pejë, ka reaguar edhe gruaja e ish-komandanit Agim Ramadani, Shukrije Ramadani.

Ajo në shkrimin e saj ka thënë se sot surratzezat e Kosovës të përçmojnë ty dhe gjakun e biri tënd, dhe të gjithë dëshmorëve të rënë për liri.

Postimi i plotë:

Na fal nënë, që askush s'tu gjind në çastet kur kishe nevojë për mbrojtje! Ty që djalin lirisë ia fale , që gjeneratat e reja ta gëzonin këtë liri, sot surratzezat e Kosovës të përçmojnë ty dhe gjakun e tët biri, dhe të gjithë dëshmorëve të rënë! Na fal nënë, që nuk kemi aq fuqi, sa të zhbëjmë këtë turp e na duhet me lotin e bukën ta përpijmë, duke uruar ; mos paqim vajza të tilla! Na fal nënë që gjenerat e reja nuk dinë sa e vështirë ishte lufta për liri, sa ëndrra vdiqën bashkë me djalin tënd dhe të mijëra nënave që mbetën me duart në gji duke kërkuar mbrojtje nga shteti dhe shoqëria për të cilin ra yt birë! Na fal nënë ,nëse mund të na falësh, se të gjithë jemi fajtorë, jo vetëm ato vajza që vepronin e filmonin me fjalë tallëse, se ne po i rrisim e edukojmë këto gjenerata që na bëjnë të turpërohemi para teje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat