Latifi për rastin në Pejë: Kemi të bëjmë me një grup kriminal

Aktuale

Latifi për rastin në Pejë: Kemi të bëjmë me një grup kriminal

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 21:58
Blerim Latifi 

Profesori universitar, Blerim Latifi ka folur për rastin e rëndë në Pejë.

Ai tha se bëhet fjalë për një grup kriminal.

“Kemi të bëjmë me një grup kriminal në kuptimin e plotë të fajlës, sepse nuk bëhen ato video rastësisht, por për të qarkulluar nëpër grupet e mbyllura të njerëzve që komunikojmë, dmth me një grup që ka tipare edhe të patologjisë kriminale”, tha ai.

“Është forma më e shëmtuar e sjelljes është kur objekt i saj janë ata që nuk mund të mbrohen – fëmijët, gratë, të moshuarit”, tha Latifi.

Ai kërkoi nga insitucionet në Kosovë që të merren me këtë rast e të mos “hesht dhe mbyll këtë rast”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat