Zyba: Vendimi për targat është cilësuar i drejtë nga përfaqësuesit e SHBA-së në Kosovë

Aktuale

Zyba: Vendimi për targat është cilësuar i drejtë nga përfaqësuesit e SHBA-së në Kosovë

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 22:06
Salih Zyba

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba thotë se përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara në Kosovë e kanë cilësuar si vendim të drejtë atë të Qeverisë kosovare sa i përket çështjes së targave.

Zyba theksoi se masat e marra tani janë cilësuar si rrethanë lehtësuese nga fakorët ndërkombëtar.

“Jemi duke fol për përfaqësuesit e shtetit amerikan që janë në Kosovë. Vendimin e Qeverisë së Kosovës e kanë konsideruar dhe e kanë arsyetuar edhe në qëndrime publike se është vendim i drejtë. Format e zbatimit dhe ata gjithsesi jo vetëm SHBA, po shumë prej vendeve kanë dhënë si oposion formën e zgjidhjes së këtij problemi. Një prej opsioneve më të pranueshme, tash po flas për shumicën e faktorëve ndërkombëtar, dhe për rrethanë lehtësuese për qytetarët ka qenë kjo”, tha ai.

Më 28 tetor, Qeveria e Kosovës ka marrë masa të reja për qytetarët serbë pas mosndërrimit të targave në RKS. Sipas këtij vendimi filluar nga data 1 nëntor deri në datën 21 nëntor do të jetë masa e qortimit, pastaj nga 21 nëntori deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes. Nga 21 janari do të përdoren targa provuese për dy muaj të tjerë. Kurse pas 21 prillit nuk mund të ketë sepse nuk mund të lejohen targa të tjera në Kosovë.

Ky vendim është cilësuar si zhgënjyes nga SHBA dhe Bashkimi Evropian, që kanë kërkuar shtyrje 10 muajshe të zbatimit të venidmit për targat ilegale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat