Nagavci: Sot jemi tronditur

Aktuale

Nagavci: Sot jemi tronditur

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 23:57
Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se dhuna, në çfarëdo forme, është e papranueshme, është akt i lig dhe i shëmtuar, prej kujtdo që ushtrohet, sidomos kur bëhet fjalë për kategori të ndjeshme.

Ajo tha se të gjithë jemi të ndjeshëm përballë nënave, sepse nënat janë sinonim i mirësisë dhe dashurisë së pafundme.

Nagaci u shpreh se sot, të gjithë jemi të tronditur, të trishtuar, të mllefosur, pa fjalë që shprehin saktë gjithë emocionet tona, me pamjet që pamë një nënë, në të cilën ushtrohet dhunë në një shtëpi të kujdesit për pleqtë.

“Aq më tepër, kur bëhet fjalë për një nënë, që në qenien e vet ka bartur dhimbjen e madhe për djalin e saj dëshmor. Edhe më të dhimbshëm e bën fati, që Nëna ishte edhe e sëmurë!
Shqetësues është edhe fakti se, si shoqëri kemi një gjendje të re: atë kur këto sjellje dhune pranohen si normale, e reagimet janë kolektive në rastet si kjo, kur shpërfaqet brutalitet ekstrem”,
shkroi ajo në Facebook.

Sipas saj, në këtë drejtim, roli i edukimit brenda institucioneve arsimore është kyç, sepse jemi përgjegjës për të krijuar gjenerata që sigurojnë vazhdimësinë e vlerave njerëzore, edhe në rastet kur familja për arsye të ndryshme mund të mos arrijë të transmetojë vlerat e domosdoshme morale, gjë që çon edhe tek formësimi i karaktereve që ushtrojnë dhunë, madje edhe ndaj kategorive të ndjeshme të shoqërisë.

“Ftoj mësimdhënësit e prindërit, shoqërinë civile, mediat dhe të gjithë qytetarët, që të punojnë bashkë me institucionet përgjegjëse qendrore e lokale në edukimin e gjeneratave të reja dhe ngritjen e vetëdijes shoqërore për kujdesin ndaj kategorive të ndjeshme”.

“Të gjithë bashkë të kujdesemi për një kulturë ku respektohen vlerat, për kundes të veçantë ndaj kategorive të ndjeshme, e sidomos për të moshuarit, sepse ata janë prindërit tanë dhe kështu bota dhe liria do të jetë shumë më e bukur”, përfundoi Nagavci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat