Rasti që tronditi vendin, sot intervistohen personeli dhe të moshuarit

Aktuale

Rasti që tronditi vendin, sot intervistohen personeli dhe të moshuarit

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 08:11
Foto ilustrim

Rasti “Orenda” tronditi dje Kosovën.

Brutaliteti  me të cilin ushtrohej dhunë ndaj një të moshuare kosovare në Shtëpinë për të Moshuar “Orenda” ku ajo ishte dërguar për përkujdesje, alarmoi shoqërinë tonë.

Infermierja Aurona Pelaj,  shihet duke goditur në mënyrë të pamëshirshme të moshuarën që ishte shtrirë në këtë qendër, ndërkohë që tri infermiere të tjera e suportonin duke qeshur.

Pelaj bashkë me tri inferimeret e tjera janë vënë në pranga të Policisë, pak kohë pas  publikimit të videos në rrjetet sociale.

Vajza e së moshuarës, e cila u keqtrajtua u shpreh e tronditur nga dhuna e ushtruar ndaj nënën së saj. Ajo tha se edhe para 4-5 ditësh ka parë shenja dhune tek e ëma.

Aurona Pelaj, e dyshuara kryesore e cila shihet në video derisa e godet gruan e moshuar, në polici ka deklaruar se ka qenë duke u vetëmbrojtur.

Nedërkaq, Anton Rasaj, pronar i Qendrës për të Moshuar “Orenda” në Pejë, para gazetarëve është shprehur i shqetësuar dhe ka kërkuar falje për pamjet e rënda të rastit që ka ndodhur në këtë qendër.

Ai thotë se kanë vendosur të investojnë në vendlindje që të kenë mundësi më shumë qytetarë për vende pune, por që sipas tij ky rast tashmë i ka lënë të befasuar duke pasur parasysh se bëhet fjalë për kujdesin që duhet treguar ndaj prindërve të familjarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat