​Osmani emëroi anëtarët e rinj të Këshillit Konsultativ për Komunitete

Aktuale

​Osmani emëroi anëtarët e rinj të Këshillit Konsultativ për Komunitete

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 18:16
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka emëruar sot 27 anëtarët e rinj të Këshillit Konsultativ për Komunitete (KKK) me mandat dyvjeçar.

Në një komunikatë për media thuhet se emërimi i anëtarëve të rinj të KKK-së është rezultat i një procesi të nominimit brenda secilit komunitet dhe në fund emërimit të tyre nga Presidentja e Republikës.

Bazuar në Rregulloren e KKK-së, brenda tridhjetë ditëve pas emërimit të anëtarëve të rinj, Këshilli e mban takimin e vet konstituiv, i cili do të kryesohet nga anëtari më i vjetër i Këshillit dhe nga radhët e tij zgjedhë kryesinë e Këshillit.

KKK-ja përbëhet nga njëzeteshtatë anëtarë, përfaqësues të të gjitha komuniteteve të Kosovës, e cila përfshin nga dy përfaqësues të komunitetit rom, egjiptian, goran, ashkali, malazez dhe kroat, nga tre përfaqësues të komunitetit boshnjak dhe turk, pesë përfaqësues të komunitetit serb, një përfaqësues i lartë i Zyrës së Presidentes dhe tre përfaqësues të lartë të Qeverisë, që caktohen nga ministria apo agjencia, fushëveprimi i të cilëve është me rëndësi të veçantë për komunitetet.

Këshilli Konsultativ për Komunitete ka për qëllim sigurimin e mekanizmit për shkëmbimin e mendimeve në mes të komuniteteve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës. KKK-ja u ndihmon komuniteteve dhe bën artikulimin e qëndrimeve të komuniteteve jo-shumicë dhe përfaqësuesve të tyre kur janë ne pyetje legjislacioni, politikat publike dhe programet më rendësi të veçantë për komunitetet.

Gjithashtu, ky Këshill siguron forumin për koordinim dhe këshilla në mes të komuniteteve dhe siguron funksionimin organizativ të cilat i përfaqësojnë komunitetet në bazë të Rregullores, e cila është miratuar nga ana e Këshillit Konsultativ për Komunitete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat