Gjakovarët kërkojnë drejtësi për të moshuarën, vajza e saj ka një thirrje për institucionet

Aktuale

Gjakovarët kërkojnë drejtësi për të moshuarën, vajza e saj ka një thirrje për institucionet

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 12:38 Përditësuar në ora: 13:49 më 04.11.2022
Zheneta Nura

​Nura gjatë protestës në Gjakovë: Nuk ka arsyetim, e keni parë videon kur ia kanë lidhur duart

Qytetarë të shumtë sot u mblodhën në qytetin e Gjakovës për të protestuar pas sulmit që ndodhi ndaj të moshuarës në Qendrën e përkujdesjes ndaj të moshuarve “Orenda”, në Pejë. Protestuesit kërkuan dënim maksimal për kryeset e kësaj vepre dhe po ashtu mbylljen e qendrës “Orenda”.

Krahas pankartave të shumta me mbishkrime: “Nënat e dëshmorëve janë nënat tona”, “E për atë pagë ti je pagu, me i rrah nënat dhe me i malltretu”,”Prindërit i kemi amanet, do apo s’do moj e shkretë” ishte vendosur në pemët e sheshit të Gjakovës edhe forografia e Aurona Pelaj e cila kishte sulmuar fizikisht të moshuarën.

Kjo protestë u organizua nga Shoqata “Krimet e Luftës Gjakova ’98-99” dhe Bashkimi i Femrave Gjakovare.

Krahas shumë qytetarëve kësaj proteste iu bashkuan edhe vajza e së moshuarës, Zhaneta Nura-Vala bashkë me vëllain e saj Milotin i cili kishte ardhur tashmë nga Belgjika.

Vajza e së moshuarës u shpreh se kishte parë disa lëndime për të cilat kishte menduar se i janë shkaktuar nga pakujdesia e saj.

Por ajo shtoi se nuk ka besuar që mund të ushtrohet dhunë ndaj nënës së saj.

Nura kërkoi dënim maksimal ndaj personave që akuzohen për këtë sulm.

Nura: Lëndime unë nuk kam parë

“Lëndime unë nuk kam parë, kam parë disa shenja të vogla por gjithmonë duke menduar se plakë është dhe mund të lëndohet pak dhe me sëmundjen që e ka mendoja qe u lëndua pa qëllim se me më shku mendja që ka dhunë aty jo sepse staf profesional sipas atyre, i licencuar, profesional me standarde evropiane, zvicerane me staf të madh, rezidencë të madhe dhe të gjitha kushtet. Nuk e kam menduar që ka dhunë brenda. Kam parë sene të vogla që kur kam pyet, pastaj nuk mu paraqitshin nëpër telefona…unë lus krejt shtetin organet, Evropa se ajo ka marr edhe përmasa evropiane që të dënuarit me meritu por në të njëjtën kohë edhe të tjerët me u vetëdijësu se ka me ardh koha për të gjithë… kërkoj drejtësi, gjithqysh kërkoj drejtësi maksimale”, tha ajo.

Zhanet Nura tregoi se gjendja e nënës së saj, ndaj së cilës u ushtrua dhunë fizike është mirë dhe po qëndron pranë familjarëve.

Nura: Mama është mirë, na ka neve afër

“Mama është mirë na ka neve afër, familjen që e ka pas gjithmonë. Ne kemi shkuar 1-2-3 herë në javë, sa kam pas kohë nga puna kam ik kam shkuar. Për problemin që ka ndoshta e vuan në ndërdije, por nuk po di me shpreh me tregu, është e dashur dhe e qetë”, tha ajo.

Nura tha se vazhdon të kërkoj që Qendra “Orenda” të mbyllet, kurse deklarat e së akuzuarës, Aurona Pelaj e cila kishte deklaruar se e kishe bërë aktin për vetëmbrojtje, ajo tha se kjo nuk është arsyetim.

Nura: Nuk ka arsyetim, e keni parë videon kur ia kanë lidh duart

“Kam kërkuar moti prej asaj nate kam kërkuar edhe deklarata në Polici është…nuk ka arsyetim e keni parë videon kur ia kanë lidh duart, kur tjetra i mëshon, tjera xhiron e tjetra buzëqeshë çka ka aty një me katër ku ke dhunë aty, si ka pas ajo me u mbrojt nga një e moshuar’, tha ajo.

Kryetarja e Shoqatës “Krimet e Luftës Gjakova ’98-99”, Shkendije Hoda u shpreh se nuk e kanë pritur që vajzat shqiptare të ushtrojnë dhunë fizike ndaj një nëne, e aq më pak që është nënë e dëshmorit.

Hoda: Nuk e kemi pritur që motrat tona shqiptare ta përdorin dhunën

“Para këtij akti jemi pothuajse të dorëzuar sepse ne nuk e kemi pritur që motrat tona shqiptare ta përdorin një dhunë një abuzim fizik ndaj një nëne posaçërisht nga një nëne dëshmori”, theksoi ajo.

Edhe, Haxher Bytyqi nga Bashkimi i Femrave Gjakovare kërkoi dënim maksimal për infermierët që ushtruan dhunë fizike ndaj të moshuarës e cila është edhe nëna e dëshmorit, Taulant Nura.

Bytyqi: Nuk e di si kanë mund të gjuajnë në një njeri të sëmurë

“Nëna heroinë e cila u rrah brutalisht nga femrat e papërgjegjshme të cilat e kanë kërkuar atë punë dhe të kujdesen për të moshuarit dhe më bë në atë ditë sikur të ishin kriminele ato nuk e di si kanë mund të gjuajnë në një njeri të sëmurë… jo veç pse është nënë heroinë por nënë e të gjithëve dhe kemi kërkuar ta mbrojmë dhe ti jepet dënimi maksimal. Kërkojmë nga qeveria ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu prej çdo prokurori e avokati e deri tek më i vogli dënim maksimal, këto të mos mbrohen”, tha ajo.

Tashmë ndaj të tri infermiereve që dyshohen për sulm dhe bashkëkryerje të veprës Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ndërsa, Oda e Infermierëve të Kosovës u’ a ka tërheqë licencën katër infermiereve që u përfshinë në sulmin ndaj të moshuarës.

70 vjeçarja tani është marrë nën mbikqyrje nga familjarët e saj.

Kurse, gjatë ditës së djeshme e moshuara iu ka nënshtruar edhe kontrolleve specialistike në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

E kjo ngjarje e cila tronditur opinionin shqiptar, ngjalli reagime të shumta.

Protesta në mbrojtje të të moshuarës eksalon në thirrje për linçim: “Kriminele sikurse serbët në luftë”

Qëllimi i një proteste të organizuar të premten në Gjakovë për t’i dal në mbrojtje të moshuarës Minire Nura, ka devijuar në thirrje për linçim dhe nxitje të urrejtjes ndaj të dyshuarve për kryerjen e aktit.

Protesta, e cila u organizua nga dy organizatat e shoqërisë civile “Shoqata Krimet e Luftës – Gjakovë” dhe “Bashkimi i Femrave Gjakovare”, eskaloi në thirrje për linçim të infermiereve të arrestuara për dhunë ndaj të moshuarës që po qëndronte në Shtëpinë e të Moshuarve “Orenda” në Pejë.

Qamile Tali, një nga organizatoret e protestës, linçi publikisht infermieret e dyshuara për aktin e sulmit ndaj të moshuarës. I quajti ato “kriminele” dhe të “mallkuara”.

Në një fjalim para protestuesve të mbledhur në qendër të Gjakovës, Tali i krahasoi infermieret me “kriminelët serbë” që kryen krime në luftën e Kosovës më 1998-1999.

“Në këtë tubim jemi të tronditur në rastin e nënës heroinë, e cila rriti dëshmorin e kombit Taulant Nura, i cili ra heroikisht në moshën 17-vjeçare tu lufue dhëmbë për dhëmbë me kriminelët e Serbisë, ndërsa sot nënës e Taulantit po e rrahin disa kriminele sikurse kriminelët e Serbisë që na rrahën e na maltretuan gjatë luftës”, tha Tali.

“Kurrë mos u harroftë ky akt barbar”, përfundoi ajo. “Nënat tona që ne nuk i shohim më, mos na i prekni shpirtin në parajsë. Mos na bëni të ngihemi nga varret e të ju mallkojmë deri në vdekje. Qeveri, mbylle këtë shtëpi! Kontrolloni rreptë të tjerat shtëpi, sepse kjo është nënë heroinë që dha birin më të dashur të zemrën të saj. Poshtë ato kriminele!”.

Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën tre persona të dyshuar për ushtrim të dhunës fizike ndaj të moshuarës Minire Nura.

Dy gra, që fillimisht u arrestuan dyshohen se kanë kryer veprën penale “sulm”, ndërkaq, personi i tretë, që u arrestua më vonë gjatë ditës, dyshohet për veprën “fotografim apo incizim i paautorizuar.

Policia e Kosovës tha më herët gjatë 2 nëntorit identifikuar dy gra të dyshuara, pasi në rrjetet sociale më 2 nëntor qarkulloi një video-incizim, ku shihej një punëtore në një shtëpi të pleqve në Pejë, duke ushtruar dhunë ndaj një gruaje të moshuar.

“Të dyshuarat janë duke u intervistuar nga hetuesit e stacionit policor në Pejë”, u tha në njoftim.

Qendra për përkujdesjen e të moshuarve “Orenda” në Pejë tha se ka suspenduar nga puna katër infermiere, që tha se janë të përfshira në këtë rast.

Vajza e të moshuarës thirrje institucioneve për drejtësi

Zheneta Nura, vajza e të moshuarës, që u sulmua fizikisht që qendrën e kujdesit për të moshuar në Pejë, ka qenë e pranishme në protestën e organizuar në Gjakovë.

Ajo ka bërë thirrje që të ketë drejtësi për rastin e sulmit ndaj nenën së saj.

Nura ka thënë se nëna e saj që u sulmua, ka qenë atje pasi ka pasur nevojë për përkrahje profesionale dhe ka bërë thirrje që rasta të tilla të mos ndodhin asnjëherë.

“Ju kisha lut të ketë drejtësinë këtë që ka ndodhë mos të ndodhë se nëna ka shku atje për kujdes për të madh se ka pas nevojë për shumë kujdes njerëzorë për përkrahje”, ka thënë Zheneta Nura para protestuesve.

Gjakovarët kërkojnë drejtësi për të moshuarën që u sulmua fizikisht në shtëpi të pleqve

Në qendër të qytetit të Gjakovës edhe sot është protestuar në mbrojtje të të moshuarës që u sulmua fizikisht nga një infermiere në qendrën për përkujdesje ndaj të moshuarve “Orenda” në Pejë.

Protestuesit kërkuan dënim meritor për infermierët që ushtruan dhunë dhe mbyllje të Qendrës “Orenda”.

Vajza e të moshuarës e cila bashkë me vëllain e saj iu bashkuan protestës tha se nëna e saj është mirë dhe pranë familjes.

Ajo mes emocionesh kërkoi drejtësi. 

Në qendër të Gjakovës nis ‘protesta kundër dhunës’

Me moton: Të parandalojmë dhunën”,  në Gjakovë sapo ka filluar protesta kundër dhunës.

Në Gjakovë sapo ka filluar protesta kundër dhunës ndaj të moshuarës Minire Nura, në shtëpinë e pleqve, në Pejë,  nga tri infermiere, ndaj të cilave, tashmë, Gjykata e Pejës ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

“Jemi të shokuar me ngjarjen e rëndë që i ndodhi familjes Nura, nënës së dëshmorit të kombit, Taulant Nura”, u tha në fillim të protestës në sheshin “Shokët e lirisë”, në Gjakovë.

Kësaj proteste i prijnë familjarët e viktimës të parët në rresht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat