Policia ka intervistuar Vera Kolgjeraj menaxheren e “Orenda-s”

Aktuale

Policia ka intervistuar Vera Kolgjeraj menaxheren e “Orenda-s”

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 16:27
Vera Kolgjeraj

Në mesin e personave të intervistuar nga policia me autorizim të prokurorisë themelore të Pejës është edhe menaxherja e shtëpisë “Orenda”, Vera Kolgjeraj.

Vendimi për intervistimin e saj është lëshuar para pak minutash merr vesh media nga burime të sigurta. Kolgjeraj përveç menaxhere në këtë qendër punon si zyrtare e shërbimeve sociale dhe familjare edhe në Qendrën për Punë Sociale në Pejë.

Gazeta pak më herët raportoi se Vera Kolgjeraj e cila punon si menaxhere në “Orenda” është edhe zyrtare e shërbimeve sociale dhe familjare në Qendrën për Punë Sociale në Pejë.

Sipas burimeve ajo ka qenë e njoftuar për të gjitha zhvillimet brenda kësaj qendre.

Burimet e Insajderit thanë se Kolgjeraj ka shërbyer edhe gjatë vitit 2021 por edhe gjatë vitit 2022 në Qendër, dhe e njëjta kishe sjellje agresive me stafin.

Bazuar në këto burime, ajo kishte larguar infermiere nga vendi i punës edhe në rast se ishte e përfshirë vet në ndonjë “skandal”.

Ajo është marrë në pyetje nga Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat