Haradinaj-Stublla e quan shqetësues arrestimin e kryetarit të Tuzit, Nik Gjeloshaj

Aktuale

Haradinaj-Stublla e quan shqetësues arrestimin e kryetarit të Tuzit, Nik Gjeloshaj

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 21:51
Meliza Haradinaj-Stublla

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, duke e konsideruar shqetësues këtë rast.

Ish-kryediplomatja kosovare, Haradinaj-Stublla,ka thënë se “pavarësisht rrethanave, raportimet për arrestimin e kryetarit të Tuzit dhe liderit të Alternativës Shqiptare z.Nik Gjeloshaj sonte në Podgoricë janë shqetësuese”.

“Uroj që Kosova e Shqipëria bashkë të interesohen përmes kanaleve zyrtare për gjendjen e kryetarit Gjeloshaj, e po ashtu në vazhdimësi e me pak më shumë seriozitet për situatën e përgjithshme të shqiptarëve në Mal të Zi”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Sipas mediave malazeze Gjeloshaj është arrestuar të premten, pasi dyshohet për fyerje dhe nënçmim të policëve.

Gazeta ‘Vijesti’ shkruan se Gjeloshaj është arrestuar pas një përleshje verbale me policinë malazeze, pasi patrulla rrugore e dërgoi veturën e tij në kontroll teknik emergjent për shkak të xhamave të zinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat