Pa mekanizma zbatimi plani franko-gjerman do të jetë veçse një dështim tjetër, thotë Bugajski

Aktuale

Pa mekanizma zbatimi plani franko-gjerman do të jetë veçse një dështim tjetër, thotë Bugajski

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 11:54
Janusz Bugajski

Për sa kohë plani franko-gjerman nuk ka mekanizmat e saj të zbatimit të detyrueshëm ajo ka shanse të pakëta suksesi, vlerësoi shkencëtari politik Janusz Bugajski, në një opinion të tij të botuar në Washington Examiner.

Nëse Berlini bashkërisht me partnerët evropian të tij nuk vendos afate fikse kohore dhe pasoja për refuzimet e marrëveshjeve bilaterale, Bugajski planin franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi e sheh vetëm si një dështim të radhës të strategjisë gjermane në sigurinë evropiane.

“Berlini është gjithashtu në ballë të përpjekjeve të BE-së për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. Sidoqoftë, vazhdon të tolerojë politikat destabilizuese të qeverisë serbe të Aleksandar Vuçiçit pro-Kremlin, e cila cak e ka minimin e integritetit të Kosovës, Bosnjes dhe Malit të Zi”, ka shkruar Bugajski në Washington Examiner.

“Plani aktual franko-gjerman për arritjen e një ujdie mes Serbisë dhe Kosovës nuk ka mekanizmi zbatimi dhe shumë pak shpresë të ketë sukses. Përveç nëse Berlini, së bashku me partnerët evropianë, vendosin afate fikse kohore dhe pasoja ndaj refuzimit të ujdive bilaterale, nëse jo plani do të kulmojë në një dështim tjetër të strategjisë gjermane në trajtimin e çështjeve të sigurisë në Evropë”, vazhdoi më tej Januzs Bugajski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat