“Veprimeve të Listës Serbe me porosi të Beogradit”/ Ehat Miftaraj: Kështu duhet t’u përgjigjemi

Aktuale

“Veprimeve të Listës Serbe me porosi të Beogradit”/ Ehat Miftaraj: Kështu duhet t’u përgjigjemi

Nga: N. Sh. Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 15:28
Ehat Miftaraj

Lista Serbe nga sot ka vendosur që pjesëtarët e saj të largohen nga institucionet e Kosovës.

Për largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës, ka reaguar edhe drejtori Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj.

Ai thotë se, çdo vendim lidhur me veriun duhet të jetë në koordinim me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n.

Sipas tij, veprimat e një anshme, do të eskalojnë situatën edhe më shumë.

Mitaraj shton se, veprimet e Listes serbe janë me porosi të Beogradit, e që duhet përgjigjur me maturi.

Postimi i plotë:

Çdo vendim lidhur me veriun duhet të jetë në koordinim, konsultim dhe bashkëpunim të plotë me ShBA, BE dhe NATO!

Veprimet e një anshme vetëm do ta eskalojnë situatën më shumë.  Paqja dhe siguria duhet të jetë kompromisi.  Ajo çka është ndërtuar duhet të mirëmbahet. 

Veprimeve të Listës Serbe me porosi të Beogradit duhet përgjigjur me maturi dhe kujdes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat