Përçarje mes serbëve për braktisjen e institucioneve të Kosovës, eksperti jep parashikimin: Konflikti filloi!

Aktuale

Përçarje mes serbëve për braktisjen e institucioneve të Kosovës, eksperti jep parashikimin: Konflikti filloi!

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Janë larguar nga institucionet e Kosovës, por serbët që dhanë dorëheqje nga pozitat e tyre raportohet të jenë të përçarë.

Për përçarjen mes tyre ka shkruar edhe eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu. 

Bazuar në burime të tij, Musliu tha se këta të fundit janë të ndarë në dy grupe, në njërën anë strukturat e Rakiqit dhe në anën tjetër ato të të sanksionuarit nga SHBA-ja, Milan Radojiçiq. 

“Konflikti mes serbëve filloi!

Informata të sigurta thonë se në mesin e serbëve policë të Kosovës, ka kundërthënie që duhet apo nuk duhet të zhvishen nga uniforma.

Ne njërën anë janë strukturat e Rakiqit (me mbështetje të Vuciqit), në anën tjetër të Radoiçiqit.

Cila palë përkrah palën përkatëse nuk dihet, por në mesin e serbëve thuhet se situata është shumë e tensionuar”, ka shkruar ai në Facebook. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat