Nuk janë targat arsye, Shasha zbulon pse Vuçiq po ndërton dramë me Kosovën

Aktuale

Nuk janë targat arsye, Shasha zbulon pse Vuçiq po ndërton dramë me Kosovën

Nga: A.Zh Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 07:54
Demush Shasha

Sot presidenti serb Aleksandar Vuçiq po sillet në Kosovë, sikur homologu i tij rus Vladimir Putin, në Ukrainë. Kështu ka thënë drejtori i Institutit EPIK Demush Shasha, i cili mendon se Vuçiqi po e realizon shumë dobët strategjinë me urdhrin që serbët të largohen nga institucionet e Kosovës, përcjell Bota sot.

Shasha beson që qëllimi i Vuçiqit, është ndërtimi i narracionit dramatik publik brenda Serbisë për të krijuar mjedis politik, i cili do t’i lejon të lëviz drejt marrëveshjes franko-gjermane.

Reagimi i plotë i Shashës në Facebook:

Krijimi i gjithë kësaj drame është shenjë e dobësisë. Kur pa që po dështon pushtimi i Ukrainës, Rusia bojke thirrje përfaqësuesve të institucioneve Ukrainase të largohen nga institucionet e tyre. Sot Vuçiqi në Kosovë sillet sikur Putini në Ukrainë. Por sikur Putini, Vuçiqi është duke e realizuar këtë strategji shumë dobët. Lista Srpska nuk është tërheq nga institucionet e Kosovës kur është:

- Shkarkuar Jabllanoviqi;

- Vrarë Oliver Ivanoviq;

- Arrestuar Marko Gjuriqi;

- Vendos taksa 100%;

- Realizu një numër aksionesh në veriu gjatë vitit 2021.

E sot po tërhiqet për “qortime” të targave? Prandaj, e para, këtë nonsens të targave duhet hequr nga rendi i ditës. Tani nëse targat nuk janë arsye: çfarë po ndodh? Unë besoj se Vuçiqi po ndërton narracion dramatik publik brenda Serbisë për të krijuar mjedis politik i cili do t’i lejon të lëviz drejt marrëveshjes franko-gjermane. Pra ai po ndërton një narracion dramatik përmes (1) ngritjes së aeroplanëve luftarak për të rrëzuar dronat, (2) ngritjes së gatishmërisë ushtarake; (3) realizimit të ushtrimeve ushtarake; (4) largimit të Listës Srpska nga institucionet; (5) organizimin e protestës së nesërme në Mitrovicë.

Pra të gjitha këto lëvizje kanë një të përbashkët: ngritjen e një narracion dramatik publik në Serbi, i cili do të krijonte mjedis të favorshëm politik për të portretizuar Vuçiqin si shpëtimtar i vetëm i Serbisë në “rrethanat jashtëzakonisht të vështira nacionale dhe ndërkombëtare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat