Kryeziu: Për serbët nuk janë problem targat e veturave, por veriu jonë - ja si të veprojë Kosova

Aktuale

Kryeziu: Për serbët nuk janë problem targat e veturave, por veriu jonë - ja si të veprojë Kosova

Nga: A.Zh Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 09:01
Taulant Kryeziu

Njohësi i Integrimeve evropiane, Taulant Kryeziu, ka thënë se për serbët nuk janë problem targat e veturave, por çështja e territorit të Kosovës, përkatësisht veriu i shtetit tonë.

Në një postim në Facebook pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës, Kryeziu ka kërkuar që Kosova të ruajë rolin arbitrues të SHBA-së dhe të insistojë për njohje të pastër-de jure të pakthyeshme nga Serbia, përcjell Bota sot.

Sipas tij, marrëveshja finale me Serbinë, duhet të regjistrohet edhe në Sekretariatin e OKB-së.

“Nuk janë targat problemi për serbët, por është çështja e territorit dhe një përplasje e qartë mbi pyetjen se kush është Qeveria legjitime në veriun e Kosovës: Kosova apo Serbia.

Kosova duhet në mënyrë të kujdesshme ta ruajë rolin arbitrues të SHBA-së, në këtë proces, dhe të insistojë për njohje të pastër-de jure të pakthyeshme nga Serbia.

Akti i njohjes duhet të përmbajë referim eksplicit të Nenit 1 (paragrafi 2) dhe Nenit 2 (paragrafi 1) të Kartës së OKB-së, përkatësisht t’i referohet tekstualisht Republikës së Kosovës si një shtet i “barabartë në mes shtetesh sovrane” dhe t’ia njeh “pavarësinë dhe integritetin territorial” të saj.

Marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet të ketë statusin e marrëveshjes ndërkombëtare me garancione te BE-së dhe SHBA-ve, si dhe të regjstrohet në Sekretariatin e OKB-së, ashtu që çdo kontest rreth interpretimit të saj të dërgohet në GJND.

#targat #RKS #Marreveshja”, ka shkruar Kryeziu./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat