Cakolli: Dorëheqjet e kryetarëve të komunave, të pakthyeshme – Presidentja të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme

Aktuale

Cakolli: Dorëheqjet e kryetarëve të komunave, të pakthyeshme – Presidentja të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme

Nga: A.SH Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 14:13
Eugen Cakolli

Eugen Cakolli nga KDI, ka thënë se dorëheqjet e kryetarëve të komunave në veri, janë akte definitive dhe të pakthyeshme.

Sipas tij, Presidentja e vendit duhet të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme brenda 30 ditëve.

Postimi në Facebook:

Dorëheqjet e kryetarëve të komunave, pavarësisht mënyrës së ofrimit, janë akte definitive dhe të pakthyeshme, që për pasojë kanë zgjedhjet.

Institucionet qendrore nuk kanë ndonjë masë për të pranuar dorëheqjet, por vetëm mund t'i konfirmojnë ato formalisht. Prandaj, MAPL-ja duhet t'i përmbyllë sa më parë procedurat, për t'i hapur rrugë shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme nga Presidentja.

Zgjedhjet duhet të mbahen brenda një periudhe prej 30 deri në 45 ditësh nga shpallja. Çfarëdo vonese në këtë drejtim ua cenon qytetarëve të drejtën kushtetuese të zgjedhjeve të institucioneve lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat