Vizitoi të akuzuarit në Hagë, Isa Mustafës i vjen reagimi i ashpër: Mbi 80 aktivistë LDK-së janë vrarë me urdhrin e tyre

Aktuale

Vizitoi të akuzuarit në Hagë, Isa Mustafës i vjen reagimi i ashpër: Mbi 80 aktivistë LDK-së janë vrarë me urdhrin e tyre

Nga: M.L. Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 15:21
Isa Mustafa, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi

Ish kryetari i LDK-së Isa Mustafa, njoftoi dje se ka vizituar ish Presidentin Hashim Thaçi dhe dy ish kryetarët e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi e Kadri Veseli në Hagë.

Mustafa mes tjerash tha se uron që nga ky proces, që u iniciua nga konstruksionet e rrejshme ruse-serbe në Raportin e Dick Martit, të fitojë drejtësia!

Mirëpo, jo të gjithë e mirëpritën vizitën e Mustafës në Hagë.

Publicisti Nexhat Haziri, nëpërmjet një reagimi në Facebook iu drejtua ish kreut të LDK-së duke i thënë se fakti që nuk i paska vizituar edhe Rexhep Selimin e Sali Mustafën, do të thotë se ata nuk kanë pranuar të takohen, pasi e kanë urryer LDK-në njësoj sikurse ata që i ka takuar.

Hz.Isa n‘vizitë t‘Qabes jo, po n‘Hagë

ISA MUSTAFA: Në fillim të kësaj jave vizitova ish krerët e UÇK-së dhe drejtuesit e institucioneve më të larta të Republikës së Kosovës për një kohë të gjatë dhe shumë të rëndësishme të shtetndërtimit, Presidentin Hashim Thaçi, dhe kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, të cilët po mbahen bashkë me luftëtarë tjerë në paraburgim në Hagë. Më gëzoi fakti që i gjeta mirë, të mbushur me idealizëm; të bindur në pafajësinë e tyre dhe luftën e drejtë të UÇK-së, të gatshëm për të mbrojtur të vërtetën”, ka shkruar ai.

-Profe ( siç të thërriste Albini), nuk i paske përmend edhe Rexhep Selimin e Sali Mustafen-Komandant Calin. Ndoshta këta të fundit nuk kanë pranuar të takohen me ty për shkak të urrejtjes që kanë për LDK-në e Ibrahim Rugovës, po aq sa e urryen dhe e luftuan edhe ata që i paske takuar”, u shpreh Haziri.

Haziri i tha Mustafës se Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë, për të cilën ka votuar edhe LDK-ja në kohën kur ai ishte kryetar, nuk po e gjykon luftën e UÇK-së, por individët për të cilët dyshohet se abuzuan me përgjegjësitë e tyre që kishin në hierarkinë e UÇK-së gjatë luftës por edhe pas mbarimit të saj.

Ai i a rikujtoi Mustafës se janë vrarë mbi 80 aktivistë të LDK-së dhe bashkëpunëtorë të Ibrahim Rugovës me urdhrin e atyre që gjenden në Hagë.

“Prof, mbi 80 aktivistë LDK-së dhe bashkëpunëtorë të afërt të Ibrahim Rugovës janë vrarë nga UÇK-ja, me urdhrin tim sigurisht jo, por të atyre që tashme gjenden në Hage, e të tjerëve që pritet të jenë atje, para drejtësisë. Mos vallë ata e paskan merituar vrasjen?

Prof, a t‘u kujtua ajo thirrja hipokrite për çdo fushatë zgjedhore se kërkojmë zbardhjen e vrasjeve politike të aktivisteve dhe zyrtarëve të LDK-së. Po SHIK-u a tu kujtua, kur nuk prajshe me akuza ndaj kësaj organizate shefin e se cilës e paske takuar në Hagë, në kohen kur ia pate mësyrë për ta marr kreun e LDK-së”, u shpreh Haziri.

Në fund ai pyeti Isa Mustafën se a iu kujtua kol. Ahmet Krasniqi, Enver Maloku, Xhemajl Mustafa, Shaban Manaj, Haki Imeri, Ismet Rraci, Smajl Hajdaraj e të tjerë?

“Prof, kurrë ma hipokrit se sot nuk të kam pa!

KOHA PËR DREJTESI (n.h)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat