Sali Berisha tregon pse u arrestua Komandanti Zahir Pajaziti në Shqipëri në vitin 1994

Aktuale

Sali Berisha tregon pse u arrestua Komandanti Zahir Pajaziti në Shqipëri në vitin 1994

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 06:25
Sali Berisha

Ish-kryeministri i Shqipërisë, tani kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në emisionin Kojshia Show në DTV ka folur për arrestimin e Zahir Pajazitit në vitin 1994.

Ai thotë se arrestimi i Zahirit ishte incident i paqëllimshëm.

“Komandant Zahir Pajazit është e vërtetë që është arrestuar. Ai ka qenë i vetëm duke kaluar kufirin diku në zonën e Hasit. Ka rastisur që rojet e kanë gjetur me municion. Rojet e kanë llogaritur sikur Zahiri po bën trafik armësh. Ata nuk e kanë njohur kush ishte. E kanë burgosur në Kukës”.

Berisha ka treguar komunikimin e me zyrtarët e inteligjencës në lidhje me arrestimin e Pajazitit.

“Më ka njoftuar ish-këshilltari ushtarak. Sapo kam mësuar kam urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm. Ju kam thënë se nuk bëhet fjalë për trafik armësh por është një lëvizje e popullit të Kosovës. Ngjarja ka ndodhur në vitin 1994”.

“Ka qenë një ndodhi tërësisht aksidentale. Edhe Sali Çekaj të gjitha operacionet i organizonte nga Shqipëria”, ka deklaruar Berisha.

Për më tepër ndiqeni emisionin nga minuta e 51:51 për ta kuptuar pse!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat