Kërkoi rrëzimin e qeverisë Kurti, Baraliu ironizon me Haradinajn: Ja e kanë helmu, ja ka lujtë krejt!

Aktuale

Kërkoi rrëzimin e qeverisë Kurti, Baraliu ironizon me Haradinajn: Ja e kanë helmu, ja ka lujtë krejt!

Nga: A.M Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 16:30
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Analisti i çështjeve politike Bleron Baraliu ka reaguar pas kërkesës së AAK-së për rrëzimin e qeverisë Kurti dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Ai përmes një postimi në Facebook kërkoi që dikush t'ia bëjë analizat Ramushit.

“Është mirë dikush t'ia bëjë analizat Ramushit; ja e kanë helmu, ja ka lujtë krejt diçka. Po ngjet e ka sosë me ra nën prag”, shkroi Baraliu në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Pas listës sërbe, edhe AAK dorëzon mandatet! 😜 ...kërkon rrëzimin e qeverisë, zgjedhje të reja, dhe -- konsekuencialisht -- formimin e Zajednicës. Është mirë dikush t'ia bëjë analizat Ramushit; ja e kanë helmu, ja ka lujtë krejt diçka 💔 Po ngjet e ka sosë me ra nën prag 😅

Në anën tjetër PDK më në fund po bjen në kollosek. LDK e ka radhën me u mbush mend. Lehtë e kanë, veç le t'a kopjojnë fjalimin e Albinit në Korrik 2011. Përndryshe edhe një përgjysmim i ri i pret në zgjedhjet e 2024tës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat