Dardan Molliqaj “akuza” ndaj Kurtit: Ka pranuar planin franko-gjerman, duhet të japë llogari për dialog të fshehtë

Aktuale

Dardan Molliqaj “akuza” ndaj Kurtit: Ka pranuar planin franko-gjerman, duhet të japë llogari për dialog të fshehtë

Nga: N.E. Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 18:12
Dardan Molliqaj dhe Albin Kurti

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit Kurti në konferencë para mediave.

Sipas Molliqajt, Kurti duke folur për veriun, bojkotin dhe tensionet ka folur edhe për planin franko- gjerman që është pranuar.

Ai ka shtuar se Serbia ka refuzuar planin, Kosova i ka disa vërejtje, por nuk e ka refuzuar.

“Plani franko-gjerman është pranuar Ishte mohuar ekzistenca e këtij plani. Nuk fliste dot askush. Pastaj zv.kryeministri na tha se ky qenka më afer qëndrimit serb.

Më në fund, duhej të fliste kryeministri. Kryeministri foli, si pa shkas, teksa po adresohej për veriun, bojkotin dhe tensionet. Të gjitha ngjarjet në veri qenkan rezultat i një shkaku të vetëm: Serbia e paska refuzuar planin franko-gjerman. Kosova i ka disa vërejtje por nuk e ka refuzuar.

Ashiqare, skemë e njohur, skemë e vjetër sa vetë jeta. Kurse ne mendonim e analizonim se çfarë do të gatuante. Armiku si argument: Serbia ka refuzuar, rrjedhimisht është i mirë për ne. Së dyti pranimi i planit duhet të vijë në një situatë tensioni. Kur frika e konfliktit është sfondi, cilësia e marrëveshjes është gjithnjë në plan të dytë dhe më pak e gjykuar”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Sipas tij, shfrytëzimi i Serbisë si argument është mungesë, gjersa ka kërkuar përgjegjësi ndaj Kurtit për 1 vjet e gjysmë dialog të fshehtë.

Postimi i plotë:

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat