Ish-ministrja e Jashtme: Kosova t’i thotë “PO” çfarëdo propozimi të SHBA-ve

Aktuale

Ish-ministrja e Jashtme: Kosova t’i thotë “PO” çfarëdo propozimi të SHBA-ve

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 08:09
Meliza Haradinaj-Stublla

Liderët institucional duhet të pranojnë çfardo propozimi që vjen nga SHBA-të për marrëveshjen Kosovë-Serbi në kuadër të dialogut.

Ka ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, e cila ka theksuar se liberalizimi i vizave për Kosovën, nuk duhet të kushtëzohet me dialogun.

“Nuk besoj. Nuk duhet ta lejojmë që vizat të kushtëzohen me dialog. As qeveritë e kaluara nuk e kanë lejuar një gjë të tillë.

Bëhet gabim i madh nëse lejohet një gjë e tillë, gjë që po shihet që është në atë drejtim. Liderët duhet të bëhen bashkë të përmirësojnë kualitetin e qëndrimit të Kosovës, dhe t’i thojnë po çfarëdo propozimi që vjen nga SHBA-të”, tha Haradinaj-Stublla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat