Liri Loshi krahason Kosovën dhe Izraelin, ‘godet’ opozitën: Duan ta rrëzojnë Albinin, por po ia bëjnë gropën vetes!

Aktuale

Liri Loshi krahason Kosovën dhe Izraelin, ‘godet’ opozitën: Duan ta rrëzojnë Albinin, por po ia bëjnë gropën vetes!

Nga: N. Sh. Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 12:26
Liri Loshi

Publicisti Liri Loshi, ka bërë një krahasim të Kosovës dhe Izraelit.

Ai thotë se Izraeli pa Amerikën nuk dotë ekzistonte, megjithatë shton se, shpesh nuk i përfill sugjerimet amerikane rreth Palestinës dhe nuk heziton t’i thotë jo SHBA-së.

Ai shkruan se po ngatërrohen gjëra, pasi Kosova është në konflikt me Serbinë dhe jo me Amerikën.

Loshi thotë se opozita po do rrëzimin e Albin Kurtit dhe ardhjen në pushtet përmes Amerikës.

Sipas tij, opozita po ia bën gropen vetit, dhe në këtë mënyrë po ia shton votat Kurtit.

Postimi i plotë:

Kur Izraeli nuk i përfillë sugjerimet amerikane rreth Palestinës dhe, këtë e kemi parë të ndodh bukur shpesh, a i bie që Izraeli është në konflikt me SHBA?! Izraeli pa SHBA, jo që nuk do të themelohej, nuk do të ngritej në një shtet aq të fuqishëm, por as që do të ekzistonte. E megjithatë, nuk hezitojnë t’i thonë jo Amerikës.

Të mos i ngatërrojmë gjerat, pra. Jemi në konflikt me Serbinë dhe jo me Amerikën. As kur e dëgjojmë dhe as kur nuk e dëgjojmë. Asnjëherë.

Opozita nuk po tregon gatishmëri për ta drejtuar Kosovën më mirë se Albini, por gatishmëri për ta dëgjuar Amerikën! Pra, gatishmëri për ta rrëzuar Albin Kurtin dhe për të ardhur në pushtet përmes Amerikës. Ky është veprim i çoroditur!

Megjithatë, në pushtet vihet përmes votës. Opozita me veprimet e saj, po ia shton votat Albinit. Opozita po ia bën gropën vetes!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat