​Kuvendi miratoi Projektligjin për vendosjen e çmimeve tavan

Aktuale

​Kuvendi miratoi Projektligjin për vendosjen e çmimeve tavan

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 12:39
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës të martën miratoi edhe në lexim të dytë Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Ky Projektligj për vendosjen e çmimeve tavan në produktet themelore kaloi me 64 vota pro, asnjë kundër e asnjë abstenim.

Në seancën e sotme, deputetët me 65 vota pro, asnjë kundër e asnjë abstenim, e miratuan në lexim të dytë edhe Projektligjin për mbështetjen e punëve publike.

Kuvendi me 65 vota miratoi në lexim të dytë edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë.

Deputetët në një seancë të jashtëzakonshme paraprakisht, miratuan vendimin e Qeverisë së Kosovës për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energji elektrike edhe për 30 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat