Asnjë grua kandidate për rektore të UP’së, Halimi: Lajm i trishtë që i demotivon gratë

Aktuale

Asnjë grua kandidate për rektore të UP’së, Halimi: Lajm i trishtë që i demotivon gratë

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 19:57
Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka reaguar pas publikimit të emrave kandidues për rektor të Universitetit të Prishtinës, ku nuk figuroi asnjë emër gruaje kandidate.

Për Halimin, ky fakt është “vërtetë dëshpërues”, dhe se i demotivon gratë e vajzat për të synuar pozita udhëheqëse nëpër institucione në Kosovë.

“Moskandidimi i asnjë kandidateje grua për rektore të UP-së, vërtet dëshpërues. Ky lajm i trishtë është pasqyra e një shoqërie që i demotivon gratë dhe vajzat për të marrë pozita udhëheqëse meritor”, shkroi ajo në një postim në Facebook.

Tutje, Halimi tha se Kosova ka mjaftueshëm gra të zonja për këtë post, ndaj përpjekja për meritokraci nuk shuhet.

“Vendi ynë ka mjaftueshëm zonja të përgaditura për të qenë në krye të Universitetit, institucionit më të lartë të dijes që ka Kosova. Ndaj përpjekja jonë e gjithmbarshme për meritokraci e mundësi të barabarta në çdo instancë shtetërore e shoqërore, duhet të vazhdojë tutje, që potenciali i gjysmës të shoqërisë, të shfrytëzohet për të mirën e tërësisë së saj”, përfundoi Halimi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat