Shkelzen Gashi: Njerëz që gjatë viteve të 90-ta punuan për regjimin kriminal serbë, analistë në televizione

Aktuale

Shkelzen Gashi: Njerëz që gjatë viteve të 90-ta punuan për regjimin kriminal serbë, analistë në televizione

Nga: M.L. Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 22:58
Shkëlezen Gashi

Zhvillimet e fundit politike në vend, pas tërheqjes së listës serbe nga institucionet shtetërore kanë marrë një vëmendje të madhe të opinionit publik.

Televizionet vendore po i zhvillojnë debatet e tyre me temë krysore veriun, asociacionin dhe marrëveshjen përfundimtare.

Analistë të shumë po i japin komentet e tyre rreth ngjarjeve të fundit.

Mirëpo, sipas publicistit Shkëlezen Gashi, jo të gjithë janë të denjë që të flasin për të mirën e Kosovës, kur dihet e kaluara e tyre.

Madje, Gashi ka theksuar se nëpër studio po flasin njerëz që në vitet e 90-ta kanë punuar për regjimin kriminal serb.

“Thërrasin në studio persona që haptas gjatë viteve 90 kanë punu për regjimin kriminal okupues sërb dhe i maskojnë si analista. e, ksi, hajrije spikericën kur doni me e thirrë me i dhanë lajmet?”, shkruan Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat