Abdixhiku: Ta lësh Kosovën pa aleatë, tradhti, këtë se kishe menduar as Serbia në ëndrrat më të mira të saj

Aktuale

Abdixhiku: Ta lësh Kosovën pa aleatë, tradhti, këtë se kishe menduar as Serbia në ëndrrat më të mira të saj

Nga: M.L. Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 11:43
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Sipas tij, as në ëndrrat më të mira të saj Serbia nuk do ta kishte menduar që Kosova do të normalizojë distancimin nga aleatët kaq lehtë e kaq shpejt.

“Investimi më i madh i Serbisë në Kosovë ka qenë krijimi i bindjes se vendi ynë duhet të ecë pa aleatë; në veçanti pa koordinim me ShBA-të. Ky investim ka prekur figura me ndikim në pushtet siç ka prekur dhe analistë të pushtetit që në vazhdimësi ushqejnë këtë bindje.

Kush do ta kishte menduar një fitore të tillë të Serbisë?! As në ëndrrat më të mira të tyre, nuk është menduar që Kosova do të normalizojë distancimin nga aleatët tanë kaq lehtë e kaq shpejtë. As në ëndrrat më të mira të Serbisë nuk është pritur ky përfundim i Kosovës me shtetet që i kanë dhënë dhe lirinë, dhe demokracinë dhe pavarësin”, shkruan Abdixhiku.

Ai ka bërë thirrje për refuzim dhe përballje të kësaj influence në diskursin publik.

"Koha për refuzim dhe përballje të kësaj influence në vendimmarrje shtetërore e në diskurs publik. Nuk guxojmë një grup mjeranësh të na sjellin në këtë pozitë.

Ta lësh Kosovën pa aleatë, është tradhti.

Kërkesa për ecje me ShBA është akt patriotik”, ka përfunduar Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat