Shkelësit e ligjit të Kosovës, dekorohen nga Serbia

Aktuale

Shkelësit e ligjit të Kosovës, dekorohen nga Serbia

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 12:37
Foto nga vendngjarja

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ia dorëzoi dekoratat kapitenit, Nenad Gjuriq, drejtorit të suspenduar të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në veriun e Mitrovicës dhe kapitenit Aleksandar Filipoviq, i cili ishte në detyrë si shef i Drejtorisë Rajonale të Policisë së së Kosovës në të njëjtin rajon

Në Mitrovicë refuzuan të zbatojnë vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke bërë shkelje ligjore.

E për këtë edhe u suspenduan nga detyrat e tyre në polici. Por të njëjtit që nuk zbatojnë ligjin në Kosovë, nderohen nga shteti i Serbisë, madje  me dekorata presidenciale.

Kjo ndodhë shpesh, e një rast i fundit ndodhi edhe sot, kur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ia dorëzoi dekoratat kapitenit, Nenad Gjuriq, drejtorit të suspenduar të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në veriun e Mitrovicës dhe kapitenit Aleksandar Filipoviq, i cili ishte në detyrë si shef i Drejtorisë Rajonale të Policisë së së Kosovës në të njëjtin rajon.

Presidenti Vuçiq i dorëzoi Nenad Gjuriqit  “Urdhrin e Meritës” me motivacionin për mbrojtje dhe siguri të ‘Klasit të Parë’, i cili jepet atyre që mbi mesatare, shembullore dhe me nder,  kryejnë detyra në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, raporton N1, transmeton RTKlive.Kapitenit Filipoviqit iu nda medalja e artë për guxim “Milosh Obiliq”, e cila ndahet për veprime në të cilat vihet  në pah guximi personal.

“Ju iu bindët vendit tuaj, edhe kur nuk jeni pajtuar me vendimet e tij, keni bërë atë që iu ka dashur zemra dhe jeni sjellë me nder, kur ju penguan të kryeni detyrën”, tha Vuçiq në Presidencën e Serbisë.

Vuçiq ka treguar se Gjuriq dhe Filipoviq do të punësohen në administratën shtetërore të Serbisë.

Image
Foto nga vendngjarja

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar javën e kaluar, suspendimin nga puna të drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq.

Kjo u bë për arsye se ai po dyshohet se bëri thirrje për rezistencë kur tha se policët në veri të Kosovës nuk do të zbatojnë vendimin e Qeverisë për shpërndarjen e fletëqortimeve, për shoferët që kanë automjete me targa të lëshuara nga Serbia.

“Ne nuk mund ta zbatojmë atë vendim sepse ai është politik dhe i drejtuar kryesisht kundër komunitetit serb, të cilit i përkasim edhe ne vetë”, tha Gjuriq më 2 nëntor dhe shtoi se -“patrulla të njësive të trafikut nga Prishtina janë dërguar në veri, për të ushtruar presion”.

Gjuriq i kishte bërë këto deklarata pas takimit me përfaqësuesit e Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë dhe katër kryetarëve të komunave në veri, të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok).

Ai tha se me këtë vendim paraprakisht është informuar edhe Drejtoria e Përgjithshme në Prishtinë si dhe të gjithë akterët ndërkombëtarë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat