Subvencionimi për ngritjen e pagës, Muratit i reagojnë shumë biznese e punëtorë

Aktuale

Subvencionimi për ngritjen e pagës, Muratit i reagojnë shumë biznese e punëtorë

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 16:53
Hekuran Murati

Hapja e aplikimit për subvencionimin 50% për të gjitha bizneset që rrisin pagën e punëtorëve në sektorin privat, për 3 muajt e parë, ka zgjuar reagime të shumta, tek bizneset.

Qeveria po subvencionon ato biznese që rrisin pagat deri në 100 euro për punëtorët e sektorit privat për tre muajt e parë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati dje nëpërmjet një postimi në Facebook, njoftoi se është hapur platforma ku bizneset që rrisin pagat mund të aplikojnë.

“Bizneset t‘i rrisin pagat e punëtorëve. Çmimet janë rritur, por bashkë me çmimet, shumica e bizneseve kanë rritur edhe fitimet. Andaj është koha që fitimet e shtuara, bizneset t’i ndajnë me ata që ua mundësojnë të kenë fitim - pra punëtorët. Sidomos tani kur jeta është bërë më e vështirë si rezultat i çmimeve më të larta. Për ta bërë më të lehtë, qeveria do të mbështesë secilin biznes që rrit pagat e punëtorëve duke subvencionuar 50% të rritjes së pagës, për 3 muajt e parë, sipas kushteve dhe kritereve të aplikueshme. Secili biznes që ka rritur pagat e punëtorëve nga shtatori e këtej, dhe dëshiron të përfitojë nga mbështetja e qeverisë, mund të aplikojë në platformën EDI deri më 20 dhjetor”, ka shkruar Murati.

Ndërkohë, aty i kanë reaguar një numër i madh i drejtuesve të bizneseve. Disa i kanë rekomanduar të dal në terren, disa tjerë e kanë kundërshtuar me argumentet e tyre e disa i kanë thënë se duhet të kërkoi falje për diskriminimi që Qeveria ka bërë duke subvencionuar pagat për punëtorët e sektorit publik por jo edhe për ata privat.

Agon Hashani, i cili punon në njërën nga kompanitë në Kosovë, ka shkruar se kjo është politikë shkatërruese ndaj biznesit.

“Subvencionimi është 50% i rritjes së pagës, d.m.th 50% tjetër e jep biznesi (kjo sipas informatës tuaj) Politika ideale do të ishte subvencionimi i rritjes 100%, sepse kështu do të ndihmohej edhe punëtori edhe biznesi. Nga 50% frikësohen edhe ato biznese që e kanë ndërmend me bo rritje të pagës. Kohëzgjatja e subvencionimit është problem në vete shumë i madh. Psh. biznesi e rritë pagën sipas rekomandimeve tuaj dhe kjo vazhdon për 3 muaj, por pastaj si t’ia bëj biznesi? Ta ndërprej rritjen? Çka të bëjë punëtori pastaj, ta lë punën apo të punoj kur t'i zbritet paga? Prapë, ideale do të ishte që edhe nëse vazhdon kjo politikë (e mangët) e juaja, së paku të rritet për një periudhë dukshëm më të gjatë substanca e kësaj politike (subvencioni 50%) E fundit mirëpo më e rëndësishmja. Vazhdimisht publikoni politika "ndihmuese dhe stimuluese" për zhvillim ekonomik duke gjykuar sipas logjikës së numrave(vetëm) dhe duke anashkaluar realitetin në të cilin jetojmë, sepse po mënjanoni totalisht aspektin emocional të njerëzve. Zotëri ministër ne jemi njerëz me: ndjenja, emocione, frikë ndaj rritjes së çmimeve, frikë për të ardhmen, dyshime se ku po shkojmë si shtet e shoqëri etj”, ka shkruar ai.

Ilir Xhoxhaj, shefekzekutiv në një kompani në Kosovë, ka pyetur ministrin se me çfarë analize thotë se bizneset i kanë rritur fitimet ose je duke folur për “biznese” e Qeverisë.

“Jam dakord që rrogat duhet me i lëviz, por këtë rritje të fitimit ku po e gjen ti, kur biznesit njëjtë sikur se edhe qytetarëve iu kanë rritur të gjitha shpenzimet operative; nafta e para e krejt me rradhë, kurrë s’ke t’i dëshirë me rrit rrogën e një punëtori në sektorin privat më shumë se vet sipërmarrësi. Pyeti bizneset se çka po heqin me ligjin e lehonisë, paguajnë paga me vite pa prezencë të punëtoreve, sepse biznesi obligohet me ia dhanë rrogën”, ka shkruar ai.

“Kjo nuk funksionon. Ju qellimin përfundimtar e keni të mirë por nuk mund t’i detyroni bizneset me e marrë këtë hap. Nëse doni t’i ndihmoni punëtorët sa keni mundësi ato para lëshoni direkt në gjirollogaritë e punëtorëve. Bizneset shumë shpejt kanë me pagu edhe përkthyes e jo vetëm punëtorë me rroga të larta”, ka shkruar Atdhe Hoxha.

“Ju si keni rrit nëpër institucione shtetërore e po flitni për sektorin privat, shumë hajgaregji je bërë ministër”, ka shkruar Dati R Burrniku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat