Fetoshi thotë se Macroni do të bëjë përpjekje për takim të përbashkët me Kurtin dhe Vuçiqin

Aktuale

Fetoshi thotë se Macroni do të bëjë përpjekje për takim të përbashkët me Kurtin dhe Vuçiqin

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 20:45
Arben Fetoshi

Profesori universitar Arben Fetoshi ka folur për takimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti me presidentin francez, Emanuel Macron, ku këta të fundit diskutuan për dialogun Kosovë-Serbi.

Këtë takim, Fetoshi e ka quajtur të rëndësishëm si përpjekje për të dalë nga situata me të cilën Kosova është përfshirë.

“Takimi i krerëve të shtetit me presidentin francez është i rëndësishëm në kontekst të përpjekjeve për të dal nga situata me të cilën Kosova është përfshirë sidomos ditëve të fundit me procesin e bojkotimit të institucioneve nga serbët”, tha ai.

Po ashtu, Fetoshi theksoi se presidenti Macron do të bëjë përpjekje që të realizojë takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Besojë që dita e nesërme do të jetë më e rëndësishme për shkak se jam i bindur që Macroni do të bëjë përpjekje që të realizojë një takim në kuadër të Forumit të Paqes mes Kurtit dhe Vuçiqit me qëllim që të adresohet serioziteti i kësaj faze të procesit të dialogut dhe të bëhen përpjekje shtesë që të dilet nga kjo situatë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat