Osmani: Paqja është e mundur nëse agresori nuk shpërblehet

Aktuale

Osmani: Paqja është e mundur nëse agresori nuk shpërblehet

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 18:04
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në Forumin për Paqe në Paris, ku theksoi se nuk duhet futur në kurthin e “dyanshmërisë”.

Përmes një shkrimi në Twitter, Osmani tha se paqja mundësohet vetëm kur agresori nuk shpërblehet, dhe se është e qëndrueshme kur sigurojmë drejtësi për viktimat.

“Paqja është e mundur dhe mund të jetë afatgjatë nëse agresori nuk shpërblehet. Është e mundur dhe e qëndrueshme vetëm kur merremi me të kaluarën dhe sigurojmë drejtësi për viktimat. Duke folur në Forumin e Paqes në Paris, theksova se nuk duhet të futemi në kurth në lojën e ‘dyanshmërisë’”, ka thënë Osmani.

Në fjalimin e saj në Paris, Presidentja Osmani tha se, me ndihmën e aleatëve, Kosova ka sjellur paqe e stabilitet jo vetëm në Ballkanin Perëndimor por edhe më gjerë.

“Gjëja e parë që do të doja ta theksoj është se unë përfaqësoj një komb që ka qenë viktimë e gjenocidit 23 vjet më parë, por që është kthyer në storien më të madhe të suksesit e bashkëpunimit euroatlantik dhe të politikës së jashtme të përbashkët euroatlantike. Së dyti, duke qenë se unë përfaqësoj Kosovën dhe marrë parasysh se kemi kaluar kohëra të tmerrshme gjatë viteve të 90’ta, por që përmes bashkëpunimit me aleatë, ka sjellur më tepër paqe, stabilitet dhe siguri jo vetëm në Ballkanin Perëndimor por në Evropë”, deklaroi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat