A ishte humbje dalja e Vjosa Osmanit nga LDK, flet Jehona Lushaku

Aktuale

A ishte humbje dalja e Vjosa Osmanit nga LDK, flet Jehona Lushaku

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 23:00
Jehona Lushaku

Jehona Lushaku, anëtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), ka thënë se largimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe të tjerëve nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka qenë rruga e duhur që kanë zgjedhur.

Ajo ka thënë se LDK-ja pavarësisht largimeve është duke u rifreskuar dhe duke sjellë kuadro të reja.

E i gjithë ky rifreskim i LDK-së sipas saj po ndodhë për hir të kryetarit, Lumir Abdixhiku.

LDK momentalisht është duke i rifreskuar dhe duke sjellë kuadro të reja, nën strukturën që ka. Dhe ky rifreskim po ndodhë duke përmbushur shumë kërkesa të qytetarëve, në kuptimin e mbledhjes së kuadrove të reja dhe dëgjimit të kërkesave që kanë. Kjo po ndodh nën udhëheqjen e Abdixhikut, i cili sips saj ka sjellë një dinamik krejtësisht tjetër… Mendoj që nuk ka qenë rruga e duhur e përzgjedhur nga ana e kuadrove që kanë dalur, por faktikisht kanë enë të tjera rrethana”, ka thënë Lushaku.

Ajo ka thënë se në kohën e largimit të Osmanit nga LDK-ja ka qenë kontekst tjetër.

“Ka qenë lidership tjetër dhe kontekst tjetër dhe mendoj arsyet e mëhershme nuk më relevante tani. Tani këtu është një frymë krejtë tjetër që nuk krahasohet më përpara”, ak thënë Lushaku.

Lushaku u shpreh e pa kënaqur me daljen e Osmanin nga LDK-ja. Sipas saj Osmani nuk është në misionin e saj si presidente, nuk është forca më unifikuese e skenës politike, pasi ajo është duke anuar nga lista Guxo.

“E njoh nga universiteti dinamike, kam pasur për aktivitetin e tij për kohë më të hershëm është një grua e hershme, gjithsesi jam pa kënaqur që ka dalur nga LDK… Si presidente nuk është në mision e saj, nuk është aktive, shpeshherë shohim anime , nuk është forca më unifikuese e spektrit politike dhe shpeshherë shohim anime edhe ndaj forcave politike sic është guxo”, ka thënë Lushaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat