Nga Amerika vjen një lajm i mirë për Kosovën/ Ushtaraku shqiptaro-amerikan: Kjo është helmuese për Vuçiqin!

Aktuale

Nga Amerika vjen një lajm i mirë për Kosovën/ Ushtaraku shqiptaro-amerikan: Kjo është helmuese për Vuçiqin!

Nga: A.M. Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 11:10
Flamujt e Kosovës dhe Amerikës

Demokratët do të mbajnë kontrollin e Senatit amerikan pas fitores në shtetin e Nevadës.

Senatorja Chatherine Cortez Mastro ka mposhtur në Nevada kundërkandidatin e saj republikan, Adam Laxalt, i cili ishte mbështetur nga ish-presidenti Donald Trump.

E këtë fitore të demokratëve, ushtaraku shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, e ka cilësuar si një lajm shumë të mirë për Kosovën.

Derisa, ai shtoi se ky lajm është helmues për Vuçiqin dhe jo i mirë për Trumpin/Grenellin dhe mbështetësit e tyre të opozitës së Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Lajmi më i lumtur për Kosovën deri në këtë moment: Në SHBA demokratët e fituan kontrollin e senatit.

Por, jo lajm i mirë për Trumpin/Grenellin dhe disa dashamirë të tyre në mesin e opozitës në Kosovës.

Në qoftë se delegacionet nga opozita kanë menduar të udhëtojë për SHBA për një takim me Grenellin, le te harrojnë! Tung, fitorja e senatit nga demokratikëtë po ashtu ishte një lajm helmues për Vuçiqin. Se Vuçiqi kishte ngulitur sytë në CNN tërë natën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat