Avdullah Hoti solidarizohet me viktimat në Turqi: Fajtorët të marrin dënimin e merituar

Aktuale

Avdullah Hoti solidarizohet me viktimat në Turqi: Fajtorët të marrin dënimin e merituar

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 18:45
Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka reaguar pas shpërthimit që ndodhi në Stamboll, prej së cilës vdiqën gjashtë persona dhe u plagosën 53 të tjerë.

Hoti iu shprehu ngushëllime familjeve të viktimave dhe tha se akte të tilla të shëmtuara duhet të ndalen.

Ai theksoi se ata që qëndrojnë prapa duhet ta marrin dënimin e merituar.

Ngushëllime familjeve të viktimave nga sulmi i sotëm terrorist në Stamboll. Akte të tilla të shëmtuara duhet të ndalen dhe ata që qëndrojnë prapa tyre duhet të marrin dënimin e merituar. Solidarizohemi me popullin mik të Turqisë në dënimin e sulmit dhe lutemi me ta për familjet e viktimave”, tha Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat