​Kelmendi i kërkon prokurorëve më shumë angazhim në trajtimin e rasteve të korrupsionit

Aktuale

​Kelmendi i kërkon prokurorëve më shumë angazhim në trajtimin e rasteve të korrupsionit

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur takimin e radhës së kolegjiumit të kryeprokurorëve të prokurorive të vendit, në të cilin morën pjesë kryeprokurorët, përfaqësues të prokurorive dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Sipas njoftimit, ky takim fillojë me raportimet e kryeprokurorëve lidhur me raportet tre mujore për rastet e korrupsionit, të cilët shpalosën të arriturat, sfidat dhe vështirësitë e tyre përgjatë trajtimit të këtyre rasteve.

Në këtë kontekst, Kelmendi kërkoi angazhim të shtuar dhe efikasitet më të lartë në trajtimin e rasteve të korrupsionit.

“Po ashtu, u diskutuan edhe regjistrimet e kallëzimeve penale të kësaj natyre në prokurori, si dhe unifikimi i praktikave brenda sistemit prokurorial në trajtimin e kallëzimeve penale që paraqitën nga palët për veprat penale kundër korrupsionit, veçanërisht informacionet dhe raportet zyrtare që vijnë nga ana e Policisë. Pjesë përmbajtjesore e këtij takimi ishte edhe diskutimi lidhur me bashkëpunimin juridik ndërkombëtar, ku u potencuan lëvizjet pozitive në bashkëpunimin e Prokurorit të Shtetit me shtetet tjera, si dhe nevoja e thëllimit të këtij bashkëpunimi, veçmas në çështjet e ekstradimit dhe transferimit të procedurave penale”, thuhet në njoftim.

Kelmendi kërkoi nga të gjithë kryeprokurorët që të avancojnë raportimin për zbatimin e Planit Strategjik të Sistemit Prokurorial.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat