Molliqaj: Borrell ka nxjerr dy gënjeshtrat e Kurtit, ja për çka e ka fjalën

Aktuale

Molliqaj: Borrell ka nxjerr dy gënjeshtrat e Kurtit, ja për çka e ka fjalën

Nga: N.E. Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 20:13
Kryetari i partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj

Kryetari i partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se Shefi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell i ka nxjerr dy gënjeshtrat e Kurtit.

“Borell nxori dy gënjeshtrat e Kurtit: Së pari na u tha që është propozim franko-gjerman, e që nuk qenka. Së dyti na u tha që Serbia e refuzoi, e që nuk e paska bërë. Por përtej ndershmërisë e sinqeritetit, çka fshihet prapa këtyre mashtrimeve të opinionit? Tërë ato obstruksione me targa, qortime e kërcënime fshehin një pranim që nuk është i gatshëm ta thotë shkoqitur, qartë e drejt. A aq i rëndë na qenka ky kompromis?”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Sipas tij, pak kush e dinë për propozimin apo apo mbështetjen franko-gjermane, por reagimet e veprimet e Kurtit vijnë nga një parehati.

“Tash, ne pak dimë për propozimin apo mbështetjen franko-gjermane, por reagimet e veprimet e Kurtit vijnë nga një parehati. Sepse është i vetëdijshëm që strategjizmat e tij kanë limite, por edhe dëme”, ka shkruar tutje, Molliqaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat