E quajti ‘rrugaq’, Gjinovci i kundërpërgjigjet Dugollit

Aktuale

E quajti ‘rrugaq’, Gjinovci i kundërpërgjigjet Dugollit

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 20:30
Aktivisti Rron Gjinovci

Aktivisti Rron Gjinovci, i cili u arrestua të hënën bashkë me kolegun Dibran Hoxha, pasi penguan profesorin e UP-së, Bujar Dugolli, gjatë ligjëratës së tij në universitetin publik, i ka reaguar këtij të fundit pasi e quajti ‘rrugaq dhe student i dështuar’.

Profesori Dugolli, ndaj të cilit Organizata për Rritjen e Cilësisë së Arsimit në Kosovë ka ndërmarrë aksione, thotë se kreu i ORCA-s, Rron Gjinovci e ka personale me të.

Megjithatë, tash së fundmi, Gjinovci i është kundërpërgjigjur Dugollit.

“Përgjigja ime për Bujar Dugollin është vendimi i Këshillit të Etikës, i cili e ka shpallë plagjiator”, shkroi ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat