‘Nderimi’ i ushtarëve serbë nga FSK-ja – Bajqinovci ‘godet’ Haradinajn, publikon foto

Aktuale

‘Nderimi’ i ushtarëve serbë nga FSK-ja – Bajqinovci ‘godet’ Haradinajn, publikon foto

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 12:18
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka thënë se nderimi i ushtarëve serbë nga garda e FSK-së nuk është bërë vetëm në kohën e Qeverisjes Kurti.

Ai në Facebook ka publikuar një fotografi të nderimit që garda e FSK-së e ka bërë edhe me 2018-ën.

Në fotografi shihet edhe kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Kur kjo ngjarje nuk bëhej lajm, sepse nuk ishte VV-ja në Qeveri. I njëjti organizim, e njëjta gardë”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat