“Veç Dulles i doken 3.2 miliardë më pak se 2.2 miliardë”/ Rrustemi i reagon Hotit: Me kaq lehtësi ishte gati për koncesione ndaj Vuçiqit

Aktuale

“Veç Dulles i doken 3.2 miliardë më pak se 2.2 miliardë”/ Rrustemi i reagon Hotit: Me kaq lehtësi ishte gati për koncesione ndaj Vuçiqit

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 20:45
Adnan Rrustemi

Ish kryeministri dhe deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, ka thënë sot se buxheti i Kosovës për vitin e ardhshëm i paraparë të jetë 3.2 miliardë euro, në terma real është 2.5 miliardë, për shkak të inflacionit prej 20 për qind.


Në një postim në Facebook, Hoti ka shkruar se kjo mund të shihet duke e krahasuar sasinë e mallrave të blerë vitin e kaluar me 100 euro, me sasinë që mund të blihet sivjet me këtë shumë të hollash.

“Për shkak të inflacionit prej rreth 20% për produkte të konsumit bazik, buxheti nominal për vitin 2023 prej 3.2 miliardë euro, është në fakt rreth 2.5 miliardë euro në terma real.

Rrjedhimisht, ky buxhet në terma real është më i ulët se për vitin 2022 për së paku 300 milionë euro (sivjet ka qenë 2.8 miliardë euro).

Krahasojeni vetë sasinë e mallrave që e keni blerë vitin e kaluar me 100 euro, me sasinë e mallrave që mund të blini sivjet me ato 100 euro. Do të vini në këtë përfundim”, ka shkruar Hoti.

Por, me këtë reagim të Hotit nuk pajtohet deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi.

Ky i fundit në një postim në Facebook ka shkruar se vetëm Hotit 3.2 miliardë i duken 2.2 miliardë. Me të njëjtën lehtësi sipas Rrustemit, Hoti ishte i gatshëm të bërë koncesione me Vuçiqin.

Postimi i plotë:

Veç Dulles i doken 3.2 miliardë më pak se 2.2 miliardë.

Me të njëjtën lehtësi të padurueshme e moskokëçarje, ishte gati për koncesione Vuçiqit.

#razumem

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat