​Sveçla: Nuk ka mungesë e ngecje në Policinë e Kosovës, ndonëse me ushtrues detyre

Aktuale

​Sveçla: Nuk ka mungesë e ngecje në Policinë e Kosovës, ndonëse me ushtrues detyre

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 12:10
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është pyetur se kur do të emërohet drejtori i Policisë së Kosovës. Sipas tij, faza e dorëzimit të aplikimeve është përmbyllur, ndërkaq tashmë do të themelohet komisioni me anëtarët.

Në seancë plenare, ai deklaroi se ani pse me ushtrues detyre nuk konsideron që ka mungesë e ngecje.

Sveçla: Ndonëse me ushtrues detyre nuk konsideroj që ka mungesë apo ngecje

“Ndonëse me ushtrues detyre nuk konsideroj që ka mungesë apo ngecje brenda Policisë së Kosovës. Përkundrazi gjithë zyrtarët policorë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës janë në nivel të lartë të detyrës me përkushtim dhe disiplinë duke zbatuar misionin e tyre. Pozita e drejtorit të policisë është ndër funksionet më të rëndësishme të shtetit tonë, pasi kemi të bëjmë me menaxhimin e një organizate që garanton siguri, rend dhe ligj në gjithë territorin e Kosovës. Qe nga marrja e mandatit jemi angazhuar ne jemi angazhuar që jo vetëm brenda Policisë së Kosovës, por në të gjitha institucionet tona të ketë njerëz me integritet e profesionalizëm në detyrat e tyre. Faza e dorëzimit të aplikacioneve është përmbyll, tani jemi në proces të themelimit të komisionit që do të vijojë faza të tjera të procesit. Sa po të themelohet komisioni me anëtarët që plotësojnë kriteret që plotësojnë kriteret, do të vazhdojmë me procedura të tjera deri në finalizim”, ka deklaruar ministri Sveçla.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu tha se tash e tre muaj Policia e Kosovës po udhëhiqet me ushtrues detyre të drejtorit, për çka përbën shkelje.

Musliu: Pse nuk po emëroni drejtorin e policisë

“Policia e Kosovës po udhëhiqet me ushtrues detyre të drejtorit më tepër se tre muaj, që nga data 30 gusht 2022. Pse nuk po emëroni drejtorin e policisë”, ka pyetur ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat