​Propaganda e Serbisë për largimin dhe betimin e deputetëve serbë, Shasha: Dramë e Vuçiqit

Aktuale

​Propaganda e Serbisë për largimin dhe betimin e deputetëve serbë, Shasha: Dramë e Vuçiqit

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Drejtori i institutit EPIK, Demush Shasha ka reaguar pas betimit të deputetëve të rinj serbë në Kuvendin e Kosovës, për çka ka thënë se e gjitha është një dramë e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Shasha ka përmendur në llogarinë e tij në Facebook propagandën e mediave serbe pasi deputetët e Listës Serbe dolën nga institucionet e Kosovës, gjë që siç tha ai, vazhdoi edhe tash.

“Kur dolën nga institucionet kryetitujt në mediat serbe kanë qenë: ‘Zullum i Kurtit’, ‘Terror i Kurtit’, ‘Nuk ka kthim mbrapa’, e ngjashme. Tani që kthehen në institucionet shpallin fitore të jashtëzakonshme në parandalimin e ‘planit djallëzor të Kurtit’. Nga dita e parë kam thënë se e gjithë kjo është dramë e Vuçiqit për nevojat e diskursit të brendshëm”, ka shkruar ai.

Sipas tij, ky episod i fundit është shembull i radhës që shpërfaq se si funksionon diskursi publik në Serbi.

“Nuk ka të vërtet objektive. E vërtet është ajo çfarë Vuçiqi thotë së është e vërtet. Çfarëdo vendimi që merr Vuçiqi e gjithë aparatura shtetërore dhe mediatike aktivizohet për të arsyetuar vendimin e tij. Nuk ka asnjë forcë që sfidon vendimet e tij. Nesër Vuçiqi mund edhe të njoh pavarësinë e Kosovës dhe do të këtë zero reagime në diskursin publik. Krejt e kundërta në fakt: do shpallet për burrështetas të urtë dhe vizionar i cili shpëtoj Serbinë në momentet ‘më të vështira historike’”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat