Sot del para gjykatës “gjyshi”, që dyshohet për sulm ndaj Rrahman Jasharajt

Aktuale

Sot del para gjykatës “gjyshi”, që dyshohet për sulm ndaj Rrahman Jasharajt

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 11:13
Ngjarja kishte ndodhur në njërën nga shkollat e Prishtinës gjatë kohës së grevës

Sot do të dalë para Gjykatës Themelore në Prishtinë një qytetar që dyshohet se e kanosi kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharajn.

Musli Rexhepit, Prokuroria Themelore në Prishtinë i ka ngritur aktakuzë për veprën penale cenim i të drejtës për grevë.

Ai ishte mbajtur nën arrest për 48 orë për kanosje.

Ngjarja kishte ndodhur në njërën nga shkollat e Prishtinës gjatë kohës së grevës kur këshilli grevist me në krye Rrahman Jasharaj po mbante takim me mësimdhënësit.

Mbajtjen e seancës e ka njoftuar avokati i tij, Tomë Gashi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat