Mustafa: Reduktimet e energjisë veçse kanë filluar – Çka pritet në dhjetor, janar dhe shkurt?

Aktuale

Mustafa: Reduktimet e energjisë veçse kanë filluar – Çka pritet në dhjetor, janar dhe shkurt?

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 20:20
Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa

Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka thënë se reduktimet e energjisë elektrike kanë filluar që tani.

Përmes një shkrimi në Facebook, Mustafa ka pyetur se cili është plani i qeverisë për ta nxjerrë nga kriza energjetike vendin, pasi që sipas tij, reduktimet do të jenë edhe më të mëdha gjatë muajve dhjetor, janar e shkurt.

“Është vetëm mesi i nëntorit dhe reduktimet e energjisë elektrike tani veç kanë filluar, veçanërisht jashtë qendrave urbane. Çka pritet në dhjetor, janar dhe shkurt? Cili është plani i Qeverisë ta nxjerrë vendin nga kriza energjetike?

A do të shpenzojnë edhe dhjetëra miliona euro tjera pa e rritur kapacitetin gjenerues as edhe një kW?”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat