Analisti Shasha: Vuçiqi është tani në pushtet më gjatë se Millosheviqi, atëherë ka qenë i mundur ndryshimi, tani jo!

Aktuale

Analisti Shasha: Vuçiqi është tani në pushtet më gjatë se Millosheviqi, atëherë ka qenë i mundur ndryshimi, tani jo!

Nga: N.E. Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 22:05
Analisti Demush Shasha

Analisti Demush Shasha, ka komentuar takimin e kryeministrit, Albin Kurti me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas.

Shasha ka thënë se pas takimit kanë qenë zero fjalë për dialog, zero fjalë për kompromise, zero fjalë për targa.

Sipas tij, ‘Gruaja e Hekurt e Evropës”, e ka lexuar drejt pushtimin rus të Ukraninës dhe ka paralajmëruar për naivitetin e negociatave me Putinin

“Zero fjalë për dialog. Zero fjalë për kompromise. Zero fjalë për targa. Në vend të kësaj Kryeministrja Kallas pas takimit me Kurtin foli vetëm për rrezikun Rus me një fjalor shumë të ashpër: “Agresori ndalet vetëm me forcë”, “Duhet të japim fund agresionit Rus njëherë e përgjithmonë”, “Kriminelët e luftës duhet të japin përgjegjësi”.

“Gruaja e Hekurt e Evropës” është nofka më e fundit e Kaja Kallas. Ajo fitoj këtë nofkë pasi që shumë para të tjerëve ka lexuar drejt pushtimin Rus të Ukrainës dhe ka paralajmëruar për naivitetin e negociatave me Putinin. Prej ditëve të para të krizës në Ukrainë ajo ka insistuar se vetëm forca e ndal Rusinë. Sot ajo është zëri më i ashpër kundër çfarëdo kompromisi me Rusinë. Ajo insiston në gjunjëzimin përfundimtar të Rusisë”, ka shkruar Shasha.

Ai ka thënë se fjalimi i Kallas nuk dedukton dialogun me Serbinë për nga rëndësia, por sipas tij, vëmendja sillet sesi vendet e vogla e kuptojnë rrezikun që ju kanoset nga fqinj hegjemon.

“Nga fjalimi i Kallas nuk dua të deduktoj se dialogu me Serbinë nuk është me rëndësi, por dua të sjelli në vëmendje se si vendet e vogla kuptojnë drejt rrezikun që ju kanoset nga një fqinj hegjemon i cili nuk pranon pavarësinë e tyre. Karshi kësaj asgjë tjetër nuk është me rëndësi. Ashtu siç Rusia është rrezik për Estonin, Serbia është rrezik për Kosovën. Fatmirësisht, ashtu siç NATO garanton sigurinë e Estonisë, KFOR-i garanton sigurinë e Kosovës. Dhe po ashtu çfarë na mëson rrëfimi i Estonisë është se përderisa aleatët e saja janë në të drejtën e tyre të janë balancues dhe të ruajnë raportet me Rusinë, Estonia nuk e ka atë luks. Prandaj, Estonia refuzon çfarëdo akomodimi të Rusisë. Sepse e kupton se është viktima e parë e hegjemonisë Ruse. Kësisoji njëjtë aleatët tanë janë në të drejtën e tyre të janë balancues dhe të ruajnë raportet me Serbinë, por ne nuk e kemi atë luks. Prandaj, ne refuzojmë çfarëdo akomodimi të Serbisë. Sepse e kuptojmë se jemi viktimë e parë e hegjemonisë Serbe”, ka shkruar tutje Shasha.

Sipas tij, as targat, as Lista Srpska dhe as marrëveshja përfundimtare nuk i interesojnë, sepse Serbia nuk ka ndryshuar fare që nga vitet 90-ta.

“Dhe kjo më sjell tek çështja kryesore. Në një sens mua nuk më interesojnë as targa, as Lista Srpska, dhe në fakt as marrëveshja përfundimtare. Asnjë nga këto nuk do adresoj pretendimet e pa shuara të Serbisë për Kosovën. Serbia nuk ka ndryshuar fare që nga vitet 90-at. Në fakt në një sens është më keq. Vuçiqi është tani në pushtet më gjatë se Millosheviqi. Në kohën e Millosheviqit ndryshimi edhe ka qenë i mundur. Sot ai është i pamundur. Sot sentimenti anti-perëndimor në Serbi është më i fuqishëm se në kohën e bombardimeve të NATO-së, ndërsa në mesin e një lufte gjenocidale në Ukrainë shumica e qytetarëve Serb mbështesin Rusinë. Politikani më popullor është Putini. Asnjë nga këto nuk janë rastësitë, por pasojat e propagandës intensive që ka udhëhequr me vite regjimi i Vuçiqit. Dhe në fakt problemi është edhe më i thellë se Vuçiqi. Kam frikë se elita serbe – akademia, kisha dhe aparati i sigurisë – asnjë herë nuk kanë heq dorë nga projekti i Serbisë së Madhe. Ata vetëm kanë pezulluara përpjekjet e tyre, pasi që kuptojnë se përkohësisht erërat e historisë nuk janë në favorin e tyre, por po ashtu kuptojnë se për qëllime të historisë (dhe të shtetit) 30 vite janë totalisht të parëndësishme. Një pikë ujë në deti. Prandaj, përkohësisht shteti Serb edhe mund të pranoj humbjen e Kosovës. Ama theksi është tek përkohësisht. Përkohësisht deri sa erërat e historisë kthehen në favorin e Serbisë. Dhe kjo nuk ka të bëjë asgjë ekskluzivisht me Kosovën. Këtë fat e ndan edhe Bosnja dhe Mali i Zi. Prandaj, edhe pse vende të pavarura Serbia nuk heq dorë nga këto territore, por në çdo formë ruan levat e ndikimit të cilat do të lejojnë kthimin e tyre brenda Serbisë së Madhe. Edhe nëse duhet pritur 50 vite të tjera për këtë. Pikërisht kësaj i frikësohet edhe Estonia – një vend anëtar i NATO-së. Kësaj i frikësohemi edhe ne”, ka shtuar Shasha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat