Avdia: Plani franko-gjerman parashikon njohjen e Kosovës nga Serbia në vitin 2030

Aktuale

Avdia: Plani franko-gjerman parashikon njohjen e Kosovës nga Serbia në vitin 2030

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 08:26
Tomorr Avdia

Analisti, Tomorr Avdia ka folur për Planin franko-gjerman për dialogun me Serbinë, e për të cilin zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka thënë se për momentin po mendohet të shkohet tutje me marrëveshje të ndarë në dy faza.

Avdia tha se marrëveshja e ndarë në dy faza është një shpërblim për Serbinë.

“Marrëveshja në dy faza është një shpërblim për Serbinë. Fillimi i njohjes ka filluar para dy muajsh kur ishte veprimi për letërnjoftimet, në gjuhën diplomatike thuhet se kur pranohet dokumenti, pasaporta e një njeriu është letërnjoftimi. I njëjtë është formimi i një shteti dhe një njeriu kur lind. Kur pranohet dokumenti është një akt i njohjes defakto që e ka pranuar Serbia, targat dhe letërnjoftimet. Dy çështje të rëndësishme të njohjes së një shteti”, ka deklaruar ai.

Sipas Avdiajt, plani franko-gjerman parashikon njohjen në vitin 2030.

“Hapi i dytë është formatizimi i këtij planit në dy faza, faktikisht kjo është bërë për ta lehtësuar Serbinë. Unë nuk jam dakord në këtë fazë kur ky plan parashikon se njohja të jetë në vitin 2030. Në planin franko-gjerman kjo është një prej të dhënave që nuk është publikuar Kurti. Në bazë të informacioneve që kam thuhet se plani është i paraparë në këtë fazë, tani bëhet njohja, pasi të kalon kjo fazë dhe në prag të anëtarësimit të Serbisë në BE, është si kriter dhe si kusht”, tha më tej ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat