EULEX e konfirmon deklaratën e Borrellit: Nuk do ta marrim rolin e Policisë së Kosovës

Aktuale

EULEX e konfirmon deklaratën e Borrellit: Nuk do ta marrim rolin e Policisë së Kosovës

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 19:09
EULEX

Misioni i EULEX-it ka shpërndarë deklaratën e Shefit të Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell, i cili tha se KFOR-i dhe EULEX-i s’kanë as mandat as kapacitet të zëvendësojnë policinë lokale.

Sipas EULEX-it, pavarësisht se janë të pranishëm në Kosovë për siguri, ata nuk do ta marrin rolin e Policisë së Kosovës.

“EULEX dhe, KFOR- janë të pranishëm, por ata nuk mund ta marrin rolin e policisë lokale, nuk është në mandatin e tyre dhe as në kapacitetet e tyre”, thuhet në njoftimin e tyre në Twitter.

Gjithashtu, faqja zyrtare e EULEX në Kosovë ka shpërndarë edhe deklaratën e Borrell, i cili tha se nuk janë të mjaftueshëm 50 pjesëtarë të Policisë së Kosovës për ta menaxhuar situatën në katër komunat veriore të Kosovës.

“Kjo lë një vakum shumë të rrezikshëm sigurie – një vakum në terren, në një situatë tashmë shumë të brishtë”, ka përfunduar EULEX.

EULEX po ashtu ka mbështetur edhe deklaratën tjetër të shefit të diplomacisë evropiane, kur tha se do të informojë shtetet anëtare të BE-së për “sjelljen e palëve” dhe për mungesën e respektit ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare, veçanërisht Kosovës.

“Ne do t’i informojmë shtetet anëtare, do të t’i informojmë kolegët e mi, ministrat për Punë të Jashtme dhe partnerët tanë për sjelljen jokonstruktive të palëve dhe për mungesën e respektit ndaj obligimeve ligjore ndërkombëtare dhe më duhet ta them këtë, veçanërisht për Kosovën. E di që kjo çon sinjal shumë negative politike””, tha Borrell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat