Von Cramon i bën thirrje Kurtit e Vuçiqit të kthehen në tryezë të negociatave

Aktuale

Von Cramon i bën thirrje Kurtit e Vuçiqit të kthehen në tryezë të negociatave

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 19:26
Von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se është thellësisht e zhgënjyer që nuk është arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë të hënën në Bruksel.

Von Cramon i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të kthehen në tryezën e negociatave.

“Më vjen thellësisht keq që nuk kishte interesim të vërtetë për të arritur një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës nën ndërmjetësimin e BE-së. Shumë gjëra janë në rrezik, përfshirë edhe integrimi i arritur tashmë në veri të Kosovës. Në kohë të luftërave, gjëja e fundit që duhet është një përshkallëzim në oborrin tonë të brendshëm.

Arritja e një kompromisi kërkon vullnet politik dhe udhëheqësi të guximshme për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme. Prandaj i bëjë thirrje të dyve Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit të kthehen në tryezën e negociatave, pasi nuk ka alternativë ndaj dialogut të udhëhequr nga BE-ja të ndihmuar nga Miroslav Lajçaku”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat