Analisti serb: Vuçiq vet hoqi dorë nga tabelat KM – Kurti kërkon garanci

Aktuale

Analisti serb: Vuçiq vet hoqi dorë nga tabelat KM – Kurti kërkon garanci

Nga: F.B. Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 22:44
Foto ilustrim

Analisti politik Dushan Janjiç deklaroi se beson që ndërmjet Beogradit edhe Prishtinës do të arrihet marrëveshja për ri-regjistrimin e automjeteve, sepse vet Vuçiq hoqi dorë nga tabelat KM, ndërsa Kurti kërkon garanci, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

Janjiç për “Beta” tha se Vuçiq në Bruksel propozoi që Serbia mos të prodhoj më tabela me regjistrim të qyteteve (KM, PE, PR, PZ, DJ, GL, UR), por kryeministri i Kosovës kërkoi garanci nga BE dhe ShBA se ai vendim do të respektohet dhe do të jetë pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse mes palëve.

Kryeministri i Kosovës Kurti siç dihet mbrëmë vonë publikoi se pranon kërkesën e ShBA-ve për shtyrje 48 orë të masave të dënimit të pronarëve të automjeteve që nuk kanë ndërruar tabelat serbe, ndërsa Janjiç shprehet se masa e dënimit për tabela KM u shty deri në gjetjen e zgjidhjes .

Sipas tij, brenda një viti qytetarët që kanë automjete me tabela në akronime të qyteteve të Kosovës që lëshon MPB e Serbisë duhet të i ri-regjistrojnë automjetet e tyre.

"Në Kosovë do të mund të drejtohen automjete me shenja të pranuara RKS apo SRB por jo edhe ato me tabela të MPB të Serbisë. Pra qytetarët e veriut që nuk duan tabela RKS duhet të paraqesin vendqëndrim në Serbinë qendrore dhe atje të regjistrojnë automjetet me tabela të vendeve ku paraqiten” tha ai.

Kështu numri i automjeteve me tabela që lëshon MPB e Serbisë shpejt mund të bie në numër simbolik.

"Brenda një viti në veri të Kosovës nuk do të ketë tabela me akronim të qyteteve të Kosovës. Vuçiq do të merr vendim zyrtar që mos të shtypen tabela të tilla me emër të qyteteve në Kosovë, e Kurti të shtyjë dënimin. Problemi me ri-regjistrim me kohë do të zhduket vetvetiu sepse nuk do ketë tabela Km ", tha Janjiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat