Gjenerali shqiptaro-amerikan ka një thirrje të fortë për Qeverinë e Kosovës: Si të veproni me Borrellin dhe Lajçakun

Aktuale

Gjenerali shqiptaro-amerikan ka një thirrje të fortë për Qeverinë e Kosovës: Si të veproni me Borrellin dhe Lajçakun

Nga: A.Zh Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 08:32
Pamje nga takimi i fundit Kosovë-Serbi në Bruksel

Gjenerali shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, ka kërkuar që Kosova të shpallë persona “të padëshiruar” shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe të dërguarin e tij për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak.

Ai ka thënë se ata nuk duhet të pranohen më në Kosovë, pasi të njëjtit ka akuzuar se “janë me Serbinë gjenocidale”, përcjell Bota sot.

“Ka ardh minuta me ua dhënë kartonin e kuq Borrellit dhe Lajçakut.

Këta janë "Persona Non-Grata” për kombin shqiptar.

Qeveria e tanishme që sundon në Kosovë, duhet t’ia jap kartonin e kuq, me një paragraph të shkurt që vijon: Nuk ju pranojmë më si mesit se jeni me Serbinë gjenocidale”, ka shkruar Maralusha në një postim në Facebook.

Borrell priti të hënën në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai pas takimit ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk arritën ndonjë marrëveshje për çështjen e targave dhe për këtë hodhi përgjegjësinë sidomos te pala e Kosovës.

Ai ka kërkuar nga Kosova që menjëherë "t'i pezullojë fazat e mëtejshme" të planit për riregjistrimin e makinave në veri të Kosovës, ndërsa nga Serbia "të pezullojë lëshimin e targave" të reja, të tilla si KM, që në Kosovë konsiderohen të paligjshme./Botasot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat