Haradinaj reagon pasi iu shfuqizua vendimi për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve: Albin Kurti ka marrë mision shkatërrimin e shtetit

Aktuale

Haradinaj reagon pasi iu shfuqizua vendimi për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve: Albin Kurti ka marrë mision shkatërrimin e shtetit

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 13:17
Ramush Haradinaj

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka shfuqizuar vendimin e ish-Qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët në vitin 2017.

Kryeministri Kurti tha se pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kthehen në lartësinë e rregullimit juridik të mëparshëm para datës së hyrjes në fuqi të vendimit për ngritjen e pagave të kabinetit qeveritar, rrjedhimisht edhe këtyre institucioneve të drejtësisë.

Ky vendim ka ngjallur reagime të shumta në opinion. Ka reaguar edhe ish kryeministri Ramush Haradinaj me vendim të të cilit i ishin rritur pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në një postim në Facebook Haradinaj ka shkruar se, Prokurorët dhe Gjyqtarët që çdo ditë mbrojnë shtetin dhe drejtësinë, sot janë goditur nga Kryeministri i shkatërrimit.

Sipas tij, pas shkaktimit të rrezikut në veri, ngecjes në dialog dhe prishjes me amerikanët, sot ka vendosur ta shkatërrojë sistemin e drejtësisë.

Postimi i plotë:

Albin Kurti ka marrë mision shkatërrimin e shtetit. Pas shkaktimit të rrezikut në veri, ngecjes në dialog dhe prishjes me amerikanët, sot ka vendosur ta shkatërrojë sistemin e drejtësisë.

Me vendimin e qeverisë që të shfuqizohet vendimi im për rritjen e pagave për gjyqtarë dhe prokurorë, nga sot drejtësia do të punojë me paga të përgjysmuara.

Prokurorët dhe Gjyqtarët që çdo ditë mbrojnë shtetin dhe drejtësinë, sot janë goditur nga Kryeministri i shkatërrimit.

Ftoj Kurtin që menjëherë të kthejë pagat e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve në nivelin që kanë qenë sepse përndryshe mund të shkatërrohet nga brenda njëri prej segmenteve më të rëndësishëm të një shteti, drejtësia.

Nëse nuk ndalesh pasojat do të jenë të pariparueshme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat