“Borrell me sjellje diktatori, kështu iu hakmor Kurtit, pas asaj që ndodhi në Bruksel”

Aktuale

“Borrell me sjellje diktatori, kështu iu hakmor Kurtit, pas asaj që ndodhi në Bruksel”

Nga: H.O. Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 16:04
Borrell/ Kurti

Profesori universitar Enver Bytyҫi ka thënë se Joseph Borrell e zbuloi fytyrën e tij, duke hequr nga rendi i ditës liberalizimin e vizave për Kosoën. Sipas tij, kjo ishte shenjë hakmarrje, pas asaj që ndodhi në Bruksel të hënën.

“Joseph Borrell më në fund e zbuloi fytyrën e tij! Imponoi heqjen nga rendi i ditës marrjen e vendimit për liberalizimin e vizave me Kosovën. Kjo ndodhi në shenjë hakmarrje ndaj qëndrimit të vendosur të Albin Kurtit për të mos rënë në kurthin Borrell-Vuciq të hënën e shkuar”, vlerëson ai.

Ai shkruan tutje se të ndëshkosh 2 milionë qytetarë me mohimin e lëvizjes së lirë të tyre për shkakun e mësipërm, është shprehje e një sjelljeje prej diktatori.

“Dëshmon gjithashtu se në krye të diplomacisë dhe ҫështjeve të sigurisë së Europës është një njeri me ndërgjegje të zezë”, thotë Bytyҫi.

Sipas tij, ky akt na jep një mesazh shumë të rëndësishëm! Axhenda pro-serbe e pro-liderëve serbë pjesmarrës në gjenocidin kundër shqiptarëve është rreziku kryesor për Kosovën dhe për shqiptarët.

“Në vend të kritikohet Kurti, për këtë duhet të bashkohemi kundër axhendës serbe për zhbërjen e Kosovës”, vlerëson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat