Beka: Rrogat mund të zvogëlohen kur ka krizë ekonomike

Aktuale

Beka: Rrogat mund të zvogëlohen kur ka krizë ekonomike

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 18:45
Imer Beka

Ish-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, e ka quajtur të padrejtë vendimin e qeverisë për zvogëlimin e rrogave për gjyqtarët dhe prokurorët.

“Rroga mund të zvogëlohet vetëm në dy raste: Kur ka krizë ekonomike ose për masë disiplinore. Krizë nuk ka pasë sepse buxheti është i madh dhe as për masa disiplinore”, është shprehur Beka.

Sipas tij ky hap i qeverisë do të ndikojë në mirëqenien e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Do të ketë ndikim edhe në nivelin e përgjegjësisë. Do të ndikojë në uljen e motivit për të avancuar në aspektin profesional si dhe në pavarësinë e gjyqsorit për paanshmërinë e marrjes së vendimeve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat